Rene Furterer- Forticea Energizing Shampoo

L2050

FORTICEA është shampoo energjizuese e cila përmban element ushqyes dhe energjizues të cilët forcojnë flokët.E pasur me guarana dhe mikrokapsula active me vajëra esenciale të portokallit,livandës dhe rozmarinës,energjizon skalpin dhe stimulon qarkullimin e gjakut duke forcuar dhe ushqyer flokun nga rrënja në maja.
Përdoret për të gjithë llojet e flokëve.

5 in stock

Description

RITUALI:

Flillimisht,këshillohet aplikimi I vajit esencial COMPLEX 5.Vaji aplikohet në flokë të thatë dhe masazhohet skalpi 2-5 minuta.

Më pas vijon proceduara e larjes si zakonisht,me shampon FORTICEA,e cila duhet lënë gjithashtu të veprojë në skalp për 3 minuta.

Shënime: 1.Ky trajtim mund të shoqërohet me balsam nga Sublime Curl,Lissea,Lumicia,Okara etj për një pamje akoma më të bukur dhe të shëndetshme të flokëve.

2.Për trajtim edhe më të plotë,shampoja duhet shoqëruar me kapsulat VITALFANE dhe setin TRIPHASIC ose RF80,në varësi të rënies së flokëve

Për rënie PROGRESIVE(kur rënia është hormonale,gjenetike,kur zgjat më tepër se 6 muaj)trajtimi ,përvc shampoos konsiston në përdorimin e kitit TRIPHASIC.
Me përmbajtje të BIOTRININËS,EKSTRAKTIT TË PFAFIAS,VAJËRAVE ESENCIALË TE PORTOKALLIT,LIVANDËS DHE EKSTRAKTIT TË KURBICIAS,efekti anti-rënie do të duket që në muajin e parë të përdorimit.

Një kit ka 8 flakonë me Triphasic.Për një kurë të plotë 3 mujore,pacientit I mjaftojne 2 kite.
Përdorimi:Muajin e parë,këshillohet përdorimi I 2 flakonëve ne javë e më tej,për dy muajt e tjerë është I mjaftueshëm përdorimi I 1 flakoni në jave. Skalpi duhet të jetë I thatë dhe nuk është e nevojshme shpëlarja pas aplikimit.

Në rastin e rënies REAKTIVE(pra rënie nga stina,stresi,kur zgjat më pak se 6 muaj)sygjerohet trajtimi me kitin RF80 I cili falë ekstrakteve të Pffaffias,vajërave të limonit dhe sherebelës frenon rënien e flokëve dhe I fal flokut fortësi dhe shkëlqim.

Një kit ka 12 flakonë.Për një kurë të plotë 3 mujore një kuti mjafton.
Përdorimi:1 flakon në javë për 3muaj rresht. Skalpi duhet të jetë I thatë dhe nuk është e nevojshme shpëlarja pas aplikimit.

Si shtesë për këto trajtime,RENE FURTERER ofron kapsulat VITALPHANE të cilat gjithashtu janë për rënien e flokëve progressive ose reactive