Showing 1–16 of 27 results

Cellular Anti-Aging Cream

L6850

Cellular Anti-Aging Cream
50 ml | Aplikohet Ditën & Natën | Për lëkurë normale & E thatë
Përshkrimi – Ky krem hidratues i mëndafshtë dhe i butë lufton plakjen aty ku ajo llon; në nivel qelizor.Kompleksi ACR G2 vepron për të rigjeneruar qelizat duke nxjerë në pah, lëkurë rinore dhe të shëndetshme. E përforcuar me DermaxylTM për të zbutur rrudhat, ky hidratues është zgjidhja ideale për një lëkurë të maturuar që ka nevojë për rigjenerim.

Skincode – 24h Cell Energizer Cream

L4450

Ky krem i lehtë dhe i mëndafshtë është perfekt për lëkure sensitive. Formulimi unik përmban përqëndrim të lartë të CM-Glucan, i përdorur për dekada në botën farmaceutike për vetitë stimuluese të procesit të rigjenerimit qelizor dhe mekanizmit mbrojtës të lëkurës. Vepron për të forcuar dhe zbehur rrudhat, duke e bërë përbërësin ideal për të shënjestruar shenjat e dukshme të plakjes së parakohshme të lëkurës.
Formulimi: Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: CM-Glucan | Niseshte Orizi | Vitamin C & E
Përdorimi: Në mëngjes dhe në darkë, apliko mbi fytyrë dhe qafë pas aplikimit të serumit Skincode.
Mënjano zonën rreth syve

Skincode – Brightening Day Cream Spf 15

L5280

Ky krem hidratues i mëndafshtë & i lehtë thithet lehtesisht nga lëkura pa lënë pas ndjesi të yndyrshme. Përmban filtra UVA & UVB për të mbrojtur lëkurën e ndjeshme jo vetëm nga efekti djegës i diellit, por edhe dëmtimet e padukshme të shkaktuara nga rrezet UVA që shkaktojnë plakje të parakohshme. Përbërësit aktiv zbardhues ndihmojnë në zbehjen e njollave të moshës dhe pigmentimit, duke lënë lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur me një ngjyrë të njëtrajtshme.
Formulimi: Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: CM-Glucan, Vitamin B3, Kompleks bimor Alpin, Vitamin C & E
Përdorimi: Cdo mbrëmje, apliko mbi fytyrë dhe qafë pas Brightening Serum.

Skincode – Brightening Eye Contour Cream

L3930

Ky krem zbardhues për konturin e syve ka kombinim potent përbërësish aktiv për të ndricuar, zbutur dhe detoksifikuar konturin rreth syve. Përmban Vitamin B3 dhe kompleks të derivuar nga bimë alpine për të ndihmuar në zbehjen e njollave të errëta dhe kompleks me alga jeshile i zgjedhur për veprimin ndaj rrathëve të errët.
Formulimi: Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: CM-Glucan, Vitamin B3, Kompleks bimor Alpin, Alga Jeshile, Gjalp shea, Kafeinë.
Përdorimi: Cdo mëngjes dhe mbrëmje, apliko një sasi të vogël rreth konturit. Masazho deri sa të thithet plotësisht.

Skincode – Cellular Cream

L6850

Jepi lëkurës një përforcim vitaminash me këtë krem të pasur e të mëndafshtë. Sferat blu shkrihen & leshojnë vitaminë A & E kur aplikohet. Ekuilibri hidratimit do të përmirësohet & elasticiteti gjithashtu. Lëkura do të ndihet rrezatuese, e rigjeneruar dhe rinore.
Formulimi: Formulim pa paraben dhe pa aromatizues alergjik. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: Kompleksi ACR G2, Provitamin B5, Vitamin A, C & E
Përdorimi: Në mëngjes dhe në darkë, mbi fytyrë dhe qafë të pastër pasi të kesh aplikuar serum

Skincode – Mattifying Lotion

L4680

Ky locion matifikues është një hidratues ditor shumë i lehtë dhe me veprim të shumëfishtë. Ndihmon që të balancojë prodhimin e yndyrës dhe pakëson daljen e akneve duke promovuar lëkurë të pastër, të shëndetshme dhe të matifikuar. Rezultati është heqja e yndyrës së tepërt për një lëkure pa shkëlqim dhe të qetë.
Formulimi – Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërësit Aktiv – CM-Glucan , Aktiv Rafinues i Poreve, Esktrakt Hithre, Agjent Matifikues (Nylon 12), Vitamin C & E.
Aplikimi – Pas aplikimit të serumit balancues, masazho me veprime rrethore mbi fytyrë dhe qafë. Shmang kontaktin me konturin delikat rreth syve.

Skincode -Cellular Night Refine & Repair

L9950

Ky krem nate intensiv është i formuluar për të ndihmuar lëkurën e maturuar të duket e rigjallëruar, rrezatuese, e butë dhe më rinore. Përmban një ‘peeling peptide’ special që ndihmon në stimulimin e procesit të rigjenerimit qelizor dhe imiton procesin e rinimit qelizor të një lëkure rinore. Gjithashtu vepron me Kompleksin Aktiv Rigjenerues Qelizor (ACR) për të stimuluar rigjenerimin qelizor përgjatë natës kohë kur riparimi është optimal.
Formulimi: Formulim pa paraben dhe pa aromatizues alergjik. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: Kompleks ACR, Peptid ‘peeling” perfeksionues P3, Përzierje botanike AHA, Urea, Acid hilauronik, Acid laktik, Vitamin A&E, Gjalp shea.
Përdorimi: Cdo mbrëmje, pas pastrimit të fytyrës dhe qafës, butësisht masazho deri sa të përthithet.
Shmang kontaktin me sytë.

Skincode -Cellular Power Concentrate

L10000

Ky trajtim intensiv rinues përmban 5-fishin e përqëndrimit të Kompleksit ekskluziv ACR G2 që ndodhet në produktet e kujdesit ditor të koleksionit Skincode Exclusive. Është një përforcues i fuqishëm i procesit të rigjenerimit qelizor i cili ngadalësohet me kalimin e viteve. Është ideal për një lëkurë të dehidratuar që tregon shenja të plakjes, pasi përmban një sërë përbërësish që hidratojnë, ushqejnë dhe mbrojnë nivelin e hidratimit duke lënë pas një lëkurë të rafinuar, rrezatuese dhe më rinore.
Formulimi: Formulim pa paraben dhe pa aromatizues alergjik. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: Kompleks ACR G2, Matric hidratuese, Tripeptide, Acid hilauronik, Alga të kuqe, Vitamin C.
Përdorimi: Përdoret si trajtim intensiv duke ju bashkangjitur regjimit egzistues për kujdesin e lëkurës.
Apliko disa pika mbi fytyrë dhe qafë të pastër në mëngjes dhe në darkë për 6-8 javë, ose aq herë sa të jetë e nevojshme për lëkurën. Më pas apliko hidratuesin e përshtatshëm Skincode.

Skincode -Cellular Wrinkle Prohibiting Eye Contour Cream

L6050

Ky krem lluksoz, i pasur dhe i mëndafshtë për syrin stimulon sintezën e keramideve, rigjeneron lëkurën e lodhur, zbeh rrathët e errët dhe njëkohësisht zvogëlon ënjtjen rreth syve. Mbron lekurën nga irritues të ambientit që mund të përshpejtojnë shenjat e dukshme të plakjes dhe ndihmon lëkurën rreth syve që t’i rikthehet bukuria dhe rrezatimi natyrale.
Formulimi: Formulim pa paraben dhe pa aromatizues alergjik. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: Kompleksi ACR G2, Kafeinë, Vaj jojoba, Ekstrakt i pemës së Hirit, Provitamin B5.
Përdorimi: Në mëngjes dhe në darkë, butësisht aplikoje rreth konturit të syve me gishta.

Skincode -Clariyfying Wash

L2430

Clarifying wash është një pastrues i butë që zvogëlon daljen e akneve dhe nxit lëkurën të jetë më e pastër dhe e shëndetshme. Pasi aktivizohet me ujë, prodhon një shkumë të pasur që vepron me efikasitet për të pastruar poret nga papastertitë që i bllokojnë ato duke lënë lekurën e butë, të qartë dhe të rehatshme.
Formulimi – Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërësit – CM – Glucan, Aktiv Rafinues i Poreve, Acid Salicilik, Kaolin.
Aplikimi – Në mëngjes dhe në mbrëmje njom fytyrën me ujë, me pas apliko një sasi të vogël dhe me veprime rrethore fërko pëllëmbët mbi fytyrë dhe qafë. Shmang kontaktin me zonën rreth syve. Shplaje me ujë të vakët. Për rezultate optimale, ndiq më pas me serumin balancues.

Skincode -Daily defense & recovery veil spf 30

L5100

Krem hidratues matifikues i lehtë, i formuluar me Kompleksin Ozon Mbrojtës, mbron lëkurën nga efektet dëmtuese të rrezatimit UV, ndotjes dhe radikaleve të lira duke vepruar si një vello mbrojtëse, ndërkohë hidraton lëkurën përgjatë gjithë ditës.
Formulimi: Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: CM-Glucan | Kompleks Ozon Mbrojtës | Teflosë | Ekstrakt nga Alga të Verdha Deti | Qeliza staminale nga Kopër Deti | Filtra mineral UV (Oksid Zinku & Dioksid Titani)
Përdorimi: Në mëngjes, apliko mbi fytyrë të pastër dhe qafë. Nëse planifikon të ekspozohesh për kohë të gjatë në diell, mbaje kremin me vete dhe ri-aplikoje rregullisht.

Skincode -Extra Gentle Skin Resurfacing Cream

L3980

Ky krem i butë risipërfaqësues përmban acide alfa hidroksi dhe vitamina. Butësisht ndihmon të rafinojë sipërfaqen e lëkurës që shfaq shenja të plakjes duke hequr qelizat e vdekura nga sipërfaqja dhe duke nxitur rigjenerimin qelizor.
Formulimi: Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës : CM-Glucan | Ester Acidi Laktik | Ekstrakt Molle, Kastraveci & Ginseng | Vitamin A
Përdorimi: Aplikohet 1-2 x në javë. Në mbrëmje pas pastrimit të lëkurës, apliko një shtresë të hollë mbi fytyrën dhe qafën, duke shmangur zonën rreth syve. Lejo të qëndrojë për 5-10 minuta dhe butësisht pastro me ujë të vakët.

Skincode -Firming Eye Zone Gel

L4100

Nje hidratues peshë-lehtë i formuluar për të konturuar, forcuar dhe për t’i dhënë lift lëkurës delikate rreth syve. Zona rreth syve mbetet me një rrezatim të shëndetshëm dhe hidratim të balancuar. Për efekt freskues mund të mbahet në frigorifer.
Formulimi: Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: CM-Glucan | Ekstrakt Lajthie | Acid Hilauronik
Përdorimi: Në mëngjes dhe në darkë, apliko lehtë mbi lëkurën delikate rreth syve.

Skincode -Fortifying Toning Lotion

L2380

Ky locion fortifikues, ka veprim të dyfishtë, butësisht pastron lëkurën nga make-up i mbetur dhe papastërtitë e imta dhe përgatit lëkurën për produktet e tjera. Përmban acid laktik për të eksfoliuar butësisht lëkurën, gjalpi shea për zbutje dhe qetësim dhe acid hilauronik për mbushje, elasticitet dhe tonifikim.
Formulimi: Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës:CM-Glucan, Gjalp Shea, Acid Laktik, Acid Hilauronik.
Përdorimi: Në mëngjes dhe në darkë, hidh mbi një top pambuku dhe butësisht fshi fytyrën dhe qafën deri sa të jetë e pastër. Shmang zonën rreth syve. Vepro më pas me trajtimin e përshtatshëm Skincode.

Skincode -Gentle Cleansing Lotion

L2350

Ky locion i lehtë qumështor pastrues heq papastërtitë, qelizat e vdekura dhe make-up, duke respektuar balancën natyrale të hidratimit të lëkurës.
Formulimi – Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës – CM-Glucan , Vaj Soje , Vitamin E.
Përdorimi – Në mëngjes dhe në darkë, hidh mbi një top pambuku dhe butësisht masazho mbi fytyren dhe qafën. Shmang zonen rreth syve. Pastro bollshem me ujë të vakët dhe më pas tonifiko.

Skincode -Pore Refining Mask

L3870

Një maskë e bardhë me argjil e dizenjuar për lëkurë të yndyrshme dhe mikse. Ndihmon që të pastrojë poret nga papastërtitë dhe të përthithë yndyrën e tepërt. Përmban një përbërës biotech të derivuar nga bimet me veti anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe efekt ngushtues tek poret dhe lëkura.
Formulimi: Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Përbërës: CM-Glucan | Kaolin | Aktiv rafinues I poreve.
Përdorimi: Aplikohet 1-2x në javë ose aq herë sa ta ndjeni të nevojshme. Apliko shtresë të bollshme mbi fytyrë dhe qafë të pastër. Shmang zonën rreth syve dhe buzëve. Leje të qëndrojë për 10-15 minuta.
Butësisht pastro me ujë të vakët