Showing 1–16 of 90 results

Now- Almond Oil

L1550
  • Vaj bajame 100% i pastër i përftuar me presion të fortë mekanik (Expeller-Pressed)

Vaji i Bajames së ëmbël është ideal për të ushqyer dhe rigjeneruar çdo lloj lëkure. Ky vaj përthithet lehtësisht dhe nuk bllokon poret, në këtë mënyrë promovon lëkurë të pastër, të butë dhe të shëndetshme.

Përdorimi: Ngrohni disa pika mes duarve dhe masazhoni zonën e dëshiruar. Për fytyrën, pas pastrimit, masazhoni 3-5 pika nga vaji në lëkurë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonës rreth syve

Paketimi: 473 ml

Përbërësit: Vaj nga Bajamja e ëmbël (Prunus Armeniaca)

 

Now- Argan Oil, Organic

L2470
  • Vaj Argani 100% organik i përftuar me presion të fortë mekanik (Expeller-Pressed)

Vaji i Arganit është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave falë përmbajtjes së lartë me acide yndyrore. Ky vaj hidraton, ushqen dhe i jep shkëlqim flokëve si dhe ndihmon në zbutjen, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Përthithet shpejt, lehtësisht dhe ndihmon dhe në ruajtjen e balancës së pH.

Përdorimi: Aplikojeni në lëkurë dhe tek flokët sipas nevojës.

Përbërësit: Vaj Argani Organik (Argania Spinosa)

Paketimi: 59 ml

Now- Berry Dophilus Kids

L1850
  • Suport Gastrointestinal
  • 2 bilion, 10 shtame probiotike
  • Për fëmijë dhe të rritur
  • E embëlsuar me produkt natyral- xylitol (25%)

NOW® BerryDophilus™ siguron 2 bilion shtame bakteriale nga kombinimi i 10 lloje probiotikësh të provuar klinikisht që ndihmojnë florën e traktit gastrointestinal dhe fuqizimin e sistemit imunitar. Formulimi nuk dëmton dhëmbët dhe ka shijë të këndshme.

*Shtamet probiotike në këtë produkt janë identifikuar dhe vertetuar nga teknologjia ADN-fingerprinting.

 

Përdorimi: Për fëmijë nga 2 vjec e sipër dhe për të rritur: Merrni 1 tabletë të përtypshme 1-3 herë në ditë mes vakteve ose me stomak bosh.

Paketimi: 60 karamele të përtypshme

 

 

Now- Castor Oil

L1550
  • Vaj kastori 100% i pastër, i përftuar me presion të fortë mekanik (Expeller-pressed)

Ky vaj i përdorur që në lashtësi, sot është pjesë e shumë formulave kozmetike falë vetive të tij hidratuese dhe zbutëse për lëkurën dhe flokët.

Përdorimi: Hidhni disa pika nga vaji kastorit në lëkurë dhe masazhojeni. Për flokët, mund të shtoni disa pika tek shampoja juj para larjes së flokëve.

Përbërësit: Vaj kastori nga fara e Ricinus communis.

Paketimi: 473 ml

Now- Comforting Massage Oil

L2570

Ky vaj për masazh është një përzierje e vajit të farave të rrushit, kajsisë dhe bajames me vajra esencial të lavandës, kamomilit dhe bajames. Me veti emoliente dhe qetësuese mund të përdoret si vaj terapeutik për muskujt por dhe si hidratues.

Përdorimi: Aplikoni 2-3 pika vaj në lëkurë dhe masazhojeni.

Paketimi: 473 ml

Përbërësit: Vaj Nga Farat E Rrushit (Vitis Vinifera), Vaj Bajame (Prunus Amygdalus Dulcis), Vaj Kajsie (Prunus Armeniaca), Esencë Lavande ( Lavandula Angustifolia), Vaj (Abies Sibirica), Vaj Palmarosa (Cymbopogon Martini), Vaj Patchouli (Pogostemon Cablin), Vaj Kamomili (Anthemis Nobilis), Vaj Geranium (Pelargonium Graveolens), Tokoferol (Vitamin E Nga Soja).

Now- Cranberry Mannose

L5020
  • Pastrues i traktit urinar
  • Me 10 shtame probiotike për balancë mikrobiale të shëndetshme

Cranberry Mannose + Probiotic është një formulë probiotike për kujdesin e traktit urinar tek femrat, me përmbajtje boronice të kuqe dhe  D-Mannose. Përzierja imunologjike me 10 shtame baktere probiotike ruan balancen mikrobiale delikate tek femrat. Flavonoidet dhe përbërës të tjerë bioaktivë, përmirësojnë traktin urinar duke mbrojtur sipërfaqen e mukozës brenda fshikëzes urinare. D-Mannosa është një sheqer i thjeshtë natyral që metabolizohet në sasi të vogla nga trupi dhe nuk ndikon në nivelin e sheqerit në gjak. Procesi i eliminimit bëhet natyralisht duke mbajtur mjedisin e fshikëzës urinare të shëndetshëm.

Përdorimi: 1 bustinë tretet ne 100-200 ml ujë. Mund të merren 1-3 bustina në ditë. Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose në periudhë laktacioni.

Paketimi: 24 bustina

Now- D-Mannose 500 mg

L4550
  • Suport për traktin urinar
  • Pastrues i traktit urinar

D-Mannosa është një sheqer i thjeshtë natyral që metabolizohet vetëm në sasi të vogla nga trupi dhe nuk ndikon në nivelin e sheqerit në gjak ndërsa pjesa e mbetur sekretohet me urinë. Në traktin urinar, D-Mannosa ndihmon që procesi i eliminimit të bëhet natyralisht duke mbajtur mjedisin e fshikëzës urinare të shëndetshëm. Studimet klinike kanë treguar se kur merret rregullisht, D-Mannose mund të ndihmojë për të ruajtur shëndetin e traktit urinar.

Përdorimi: 3 kapsula në ditë të shoqëruara me ujë ose lëng boronice.

 

Paketimi: 120 kapsula

Now- DHA Kids Chewable Softgels

L2030
  • 100 mg DHA
  • Në formë peshku me shije frutash
  • Suport për sistemin nervor

Cilësia e këtij vaji peshku natyral është në nivel të lartë, me standarte strikte të kontrolluara, i testuar dhe pa praninë e dëmshme të ndotësve industrial si PCB, dioksina, mërkur dhe metale të tjera të rënda.

Përdorimi: Për fëmijë dhe të rritur: 2 kapsula, 1 ose 2 herë në ditë, me ushqim.

Paketimi: 60 forma gomoze

Now- Evening Primrose Oil 500 mg Softgels

L1920
  • Për shëndetin e femrave
  • Lëkurë e shëndetshme
  • Sistem imunitar i balancuar

NOW® Evening Primrose Oil përmban GLA, një acid yndyror i omega 6, të cilin trupi mund ta sintetizojë vetë atë nga dieta jonë, megjithatë GLA është më efektive nëse konsumohet në formën fillestare. GLA merr pjesë në përgjigjen e shëndetshme imunitare në trup, në këtë mënyrë ndihmon në mirëmbajtjen e funksioneve barrierë të lëkurës dhe në një sistem vaskular të shëndetshëm.

Përdorimi: 3 kapsula në ditë me ushqim.

Paketimi: 100 kapsula

Now- Jojoba Oil

L2240
  • Vaj Jojoba 100% i pastër, i përftuar me presion të fortë mekanik (Expeller-pressed)

Vaji jojoba është shumë i ngjashëm me sebumin e lëkurës tonë, kjo e bën atë një zgjedhje ideale për hidratimin e fytyrës, trupit dhe skalpit.

Përdorimi: Për flokët: Aplikojeni në flokë dhe mbajeni për 5-10 minuta, pastaj shpërlajini.

Për lëkurën: Aplikojeni në lëkurë të njomur pas dushit për ta hidratuar dhe zbutur atë.

Përbërësit: Vaj jojoba, Simmondsia Chinensis (Jojoba).

Paketimi: 30 ml

Now- Lavender Almond Massage Oil

L2570
  • Për trup të tensionuar që ka nevojë për masazh relaksues dhe aromaterapi njëkohësisht
  • Me vitamina A, D, E
  • Ushqyes/ zbutës

Vaji i bajames me vajin e lavandës qetësojnë dhe relaksojnë trupin dhe mendjen tuaj. Kombinimi i këtyre vajrave me vitaminat A, D, E ushqejnë, hidratojnë dhe rigjerojnë lëkurën.

Përdorimi: Aplikojeni sipas nevojës. Për masazh ose si hidratues.

 

Now- Natural Resveratrol

L2540
  • Suport kardiovaskular
  • Ekstrakt i verës së kuqe, cajit jeshil dhe farave të rrushit
  • Pastrues i radikaleve të lira

Resveratroli është një polifenol natyral të cilin e gjejmë në lëkurën e rrushit të kuq, disa lloje fruta pylli dhe bimë të tjera. Studimet e fundit tregojnë se Resveratroli mund të ndihmojë në shëndetin dhe funksionet e sistemit kardiovaskular. Resveratroli është më i njohur për vetitë e tij kundër plakjes dhe aftësinë për të nxitur një përgjigje biologjike të shëndetshme ndaj stresit. Për të plotësuar vetitë e Trans-Resveratrolit, ky produkt përfshin proantocianide nga ekstrakti i farave të rrushit dhe katekina nga ekstrakti i cajit jeshil.

Përdorimi: Merrni 2 kapsula cdo ditë.

Paketimi: 60 kapsula

Now- OralBiotic® Lozenges

L3040

Ndër bakteret laktobacile më të dobishme për shëndetin e gojës, zakonisht Streptococcus salivarius  është  i  pari  që  përftohet   që   në   foshnjëri. BLIS K12® është një shtam i Streptococcus salivarius me aktivitet të fuqishëm, i cili kur merret rregullisht, ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar të gojës dhe fytit. Është provuar klinikisht që ndihmon në mirëmbajtjen e gojës, hundës dhe fytit dhe tek fëmijët. OralBiotic gjithashtu ndihmon në pastrimin e frymëmarrjes.

*Shtamet probiotike në këtë produkt janë identifikuar dhe vertetuar nga teknologjia ADN-fingerprinting.

Përdorimi: Të rriturit: 1 karamele, 1-4 herë në ditë. Fëmijët 2 vjec e sipër: 1 karamele, 1-5 herë në ditë. Karamelja të mbahet në gojë derisa të shkrihet pastaj të gëlltitet.

Paketimi: 60 karamele

Now- Royal Jelly

L3200
  • 30,000 mg pelte mbretërore në bazë mjalti

Peltja mbretërore është një produkt natyral nga bletët, që shërben për ushqyerjen e të gjitha larvave të bletëve puntore, meshkujve dhe mbretëreshës. Peltja mbretërore përbëhet nga komplekse nutritive si nukleotide, polifenole dhe acide unike organike. Ajo është përdorur që në lashtësi si eliksir shëndeti dhe rinie.

Përdorimi: 1 deri në 2 lugë caji në ditë.

Paketimi: 284 g

Now- Saccharomyces Boulardii Veg

L2830
  • 5 Billion CFU
  • Balancon florën bakteriale intestinale
  • E përshtatshme për udhëtim

Saccharomyces boulardii është një ferment probiotik rezistent ndaj aciditetit të stomakut dhe kolonizues i traktit gastrointestinal. Përmirëson funksionin e traktit intestinal, shumëfishon numrin e florës bakteriale dhe rrit përgjigjen imune ndaj faktorëve të ndryshëm që shkaktojnë crregullim të sistemit gastointestinal.

*Shtamet probiotike në këtë produkt janë identifikuar dhe vertetuar nga teknologjia ADN-fingerprinting.

 

Përdorimi: 1-2 kapsula, 2 deri në 3 herë në ditë mes vakteve

Paketimi: 60 kapsula

 

Now- Sports ZMA

L3120
  • Rikuperim pas aktivitetit sportiv

ZMA® është një kombinim me zink, magnez dhe vitaminë B6, i formular për përthithje optimale dhe për të nxitur  rikuperimin  pas  aktivitetit  fizik. Zinku është shumë i rëndësishëm për rregullimin e rritjes qelizore, riparimin e indeve dhe mirëmbajtjen e sistemit imunitar. Magnezi ndihmon në balancën e elektroliteve, prodhimin e energjisë dhe ndihmon në funksionet neuromuskulare

Përdorimi: Për meshkuj: 3 kapsula cdo ditë. Për femra: 2 kapsula cdo ditë.

*Për rezultate më efektive, konsumoni kapsulat me stomak bosh dhe evitoni përdorimin e produkteve të qumështit ose produkte/suplemente të tjera që përmbajnë kalcium.

Paketimi: 90 kapsula