Showing all 6 results

Bioscalin – Balsamo Fortificante

L1560

Bioscalin Balsam Forcues, formulë e re me Physiogenina: për flokë të hidratuar dhe të butë Jepini flokëve tuaj butësinë në prekje, duke i bërë më të fortë dhe të aftë për ti rezistuar faktorëve të jashtëm, që mund të sulmojnë fibrën e flokut, duke e dobësuar atë. Për këtë arsye, pas larjes së flokut me një shampo specifike, aplikimi i balsamit është i rëndësishëm: për hidratimin e flokut, të tharë nga nxehtësia e tharëses dhe përbërësit kimik të bojërave, dhe për ta mbrojtur nga agjentët e jashtëm. Bioscalin Balsam me Physiogenina është një produkt kremoz i linjës forcuese e bazuar në kompleksin inovativ, Physiogenina.
I pasur me përbërës hidratues të përzgjedhur, flokët janë më elastike, të shkrifeta, krihen dhe stilohen me lehtësi. Bioscalin Physiogenina Balsam forcues është i testuar nën kontroll dermatologjik dhe i formuluar për të minimizuar rrezikun e alergjive.
Pa paraben.
Udhëzime mbi përdorimin: Aplikojeni balsamin në flokë të lagur pas larjes, lëreni për 2-3 minuta dhe shplajeni..

Bioscalin – TricoAGE 45+ Balsamo Rinforzante Antieta

L1870

Flokët e dobësuar fitojnë butësi dhe shkëlqim me balsamin TricoAGE 45+ Anti-aging Aplikimi i balsamit pas larjes së flokëve është sekreti për ti mbajtur të butë, të mëndafshtë dhe me shkëlqim, larje pas larje. Ndjekja e një rutine bukurie bëhet e domosdoshme, për më tepër kur shenjat e viteve që kalojnë bëhen më të dukshme. Tek gratë, ndyshimet hormonale që ndodhin në trup pas moshës 45 vjeç, gjatë dhe pas menopauzës, mund ti bëjnë flokët më të dobët, më të holle dhe dukshëm më të thatë. E formuluar specifikisht nga Laboratoret Giuliani për të rivendosur fortësinë, butësinë dhe shkëlqimin tek flokët e hollë dhe të dobësuar, Balsami Bioscalin ® TricoAGE 45+ është produkti ideal për të ushqyer flokët dhe për ti mbajtur të butë dhe të mbrojtur.
Udhëzime mbi përdorimin:
Aplikojeni pas larjes në flokë të lagur duke e shpërndarë në të gjithë gjatesinë, lëreni të veproje 3-5 minuta dhe shplajeni.

Phyto- Phytobaume Color Protect

L2260

Konfeksioni: Tubet 150ml

Karakteristikat e produktit: Balsam për flokë të trajtuar . I përdorur pas çdo larje , PHYTOBAUME ÉCLAT COULEUR shtrin menjëherë  dhe ruan për një kohë të gjatë shkëlqimin e flokëve të trajtuar.Të thjeshtë për tu krehur, flokët janë të mëndafshtë dhe ngjyra shkëlqen.

 Formulimi:Pa silikon. Ekstrakti i frutave të Ollivello Spinoso me veti ushqyese dhe antioksidante, vepron si nje mbrojtës i vërtetë qelizor për të fiksuar dhe ruajtur ngjyrën.Ekstrakti i grejpfruit i bashkuar me acidet e luleve të hibiscus mbyll thekët e flokëve për një shkëlqim të jashtëzakonshëm.

Rene Furterer- 5 Sens Conditioner

L2500

Me të njejtën përmbajtje si shampoja,përvec efektit ushqyes dhe shkëlqyes,balsami kremoz ndihmon në krehjen dhe stilimin më të lehtë të flokëve.Idealpër flokët e gjatë dhe të dendur.