Sale!

Geek & Gorgeous Jelly Joker

L1120

Një larës i butë që pastron në thellësi lëkurën duke hequr edhe make-up (përvec atij waterproof). Teksturë e plotë dhe kremoze që pastron pa e tharë lëkurën dhe pa e dëmtuar barrierën mbrojtëse të saj. Nuk djeg sytë, nuk shkumon dhe ka një pH të ulët, shumë miqësor me lëkuren, pH: 5 – 5.4. Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurave, edhe ato më të ndjeshmet.

ml

 

 

 

 

 

 

 

20 in stock

Description

Një larës i butë që pastron në thellësi lëkurën duke hequr edhe make-up (përvec atij waterproof). Teksturë e plotë dhe kremoze që pastron pa e tharë lëkurën dhe pa e dëmtuar barrierën mbrojtëse të saj. Nuk djeg sytë, nuk shkumon dhe ka një pH të ulët, shumë miqësor me lëkuren, pH: 5 – 5.4. Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurave, edhe ato më të ndjeshmet.

Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe vajra esencial | Gluten free | Malassezia free | E sigurtë të përdoret në shtatëzani

Për kë është?

Mund ta përdorin të gjithë ata që lajnë fytyrën dhe pëlqejnë larës që nuk shkumojnë, teksturë xhelatinore. Ne punuam shumë për ta bërë këtë pastrues të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe të gjitha problemet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj nkuqjeve ose lëkurën e prekur nga kërpudhat, Malesezia.

Lloji i lëkurës Problematika e lëkurës Tekstura
për të gjitha llojet e lëkurave, përfshirë ato sensitive mund të përdoret pavarësisht nga problemi i lëkurës nuk shkumon, teksturë xhelatinore

Përdorimi:

Vendosim një sasi të vogël në duar dhe e aplikojmë në lëkurë të lagur. Fillojmë e masazhojmë butë edhe në zonën rreth syve dhe pastaj e shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.

Nëse nuk përdorni mbrojtës nga dielli apo make-up waterproof, Jelly Joker pastron cdo gjë vetëm me një larje. Në rast se përdorni mbrojtës nga dielli dhe/ose make-up waterproof, ne këshillojmë ta përdorni Jelly Joker si larës të dytë ose të bëni double cleansing me të duke e aplikuar 2 herë në lëkurë.

Përbërësit:

PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides + Poloxamer 184 – surfaktantë (agjent pastrues) shumë delikat dhe efektiv njëkohësisht, të cilët njihen për përdorimin e tyre të gjerë tek ujrat micelar.

Xylitylglucoside + Anhydroxylitol + Xylitol – Humektant që rrit lagështinë/hidratimin në lëkurë dhe forcon barrieren e lëkurës gjithashtu. Ndihmon që laresi të jetë shumë i butë dhe hidratues.

Panthenol + Allantoin – Dy përbërës qetësues që e bejnë Jelly Joker edhe më të butë dhe delikat.

You may also like…