Bioderma-Atoderm SOS Spray

L2600L4000

Spërkatës kundër kruarjes, që ofron qetësim të menjëhershëm

Indikacionet:

Në kruarje të shpeshta ose të përkohshme

Në lëkura të irrituara, të thata , shumë të thata, deri në të ndjeshme, atopike.

I përshtatshëm për gjithë familjen (foshnjë-fëmijë-të rritur)

* Mund të përdoret tek të sapolindurit, me përjashtim të foshnjave të lindura parakohe.

Vetitë e produktit:

 

Ju mund të keni kruarje në cdo kohë, pavarësisht shkakut të kruarjes.

Atoderm SOS Spray  lehtëson kruarjen në 60 sekonda me efekt që zgjat 6 orë.

Eleminon ndjesinë e kruarjes dhe ofron rehati të menjëhershme.

Konsistenca e saj ultra-e lehtë, (emulsion vaj në ujë) ofron një ndjesi të menjëhershme freskie.

Formula e saj është e shpërndarë në formën e mikrogrimcave shumë të imta, për të patur një shpërndarje të barabartë në të gjithë trupin dhe fytyrën.

Aplikim ultra-i shpejtë 360 ° në një hap të thjeshtë (ideal për zonat e vështira për t’u arritur).

Respekton pH-in fiziologjik të lëkurës (midis 5 dhe 5.5).

Testuar në mënyrë klinike.

Testuar nën kontroll dermatologjik.

  • Tolerancë e shkëlqyeshme për lëkurën dhe sytë.
  • Pa parabene.
  • Pore të lira.
  • Nuk njollos rrobat.
  • Pa aromë, pa alkool.

Ky produkt nuk është një medikament.

Nëse nuk shihet ndonjë përmirësim në gjëndjen e lëkurës ose nëse problemet vazhdojnë, konsultohuni me një profesionist shëndetësor.

Mund të përdoret i vetëm ose bashkë me trajtime mjekësore, pas këshillave mjekësore.

Formati:

  • Spray 50 ml
  • Spray 200 ml

Description

Model veprimi biologjik:

Risi nga BIODERMA

Atoderm SOS Spray është formuluar në bazë të një zbulimi të ri shkencor, ku 2 faktorë të rinj biologjikë u identifikuan si shkaktarë  të kruarjes në lëkurat e prirura ndaj atopisë ose psoriasis.

Ky produkt vepron gjithashtu në rrugë të tjera biologjike, për veprim të përgjithshëm në kruarje të shpeshta ose të përkohshme.

Teknologjia e re Skin Relief (që përmban Ambora dhe Ekstraktet e çajit të Gjelbër) kombinuar me përbërësin e njohur aktiv Enoxolone, qetësues dermatologjik, bllokon procesin biologjik që është përgjegjës për kruarjen që nga fillimi i saj dhe drejtpërsëdrejti synon secilën nga rrugët që sjell kruarje.

Pantenta The Skin Barrier Therapy™, mbron edhe lëkurën më të thatë nga bakteret që shkaktojnë kruarje intensive.

Së fundmi, Vitamina PP dhe Skualane, kompletojnë formulimin duke furnizuar lipidet e nevojshme, në mënyrë që të forcojnë barrierën lipidike të lëkurës.

Patenta natyrale D.A.F. (Dermatological Advanced Formula) rrit pragun e tolerancës së lëkurës.

Rezultatet: Lëkura është qetësuar menjëherë dhe ndjesia e kruarjes reduktohet në zero, me një efekt të qëndrueshëm në kohë.

Për rehati të menjëhershëm, hidratim afatgjatë dhe mbrojtje intensive.

Përdorimi:

  • Spërkateni mbi lëkurë të pastër nga një distancë prej 20 cm.
  • Përhapeni nëse është e nevojshme.
  • Lereni lëkurën të thatë.
  • Aplikoje aq shpesh sa nevojitet.

Paralajmërim:

Masat paraprake për përdorim:

Enë nën presion: mund të shpërthejë nëse nxehet.

Mbajeni larg nga nxehtësia, sipërfaqet e nxehta, flakët e hapura dhe burimet e tjera të ndezjes.

Ndalohet duhani.

Mos e shponi apo digjni, madje as pas përdorimit.

Mbrojeni nga rrezet e diellit.

Mos e ekspozoni ndaj temperaturave që tejkalojnë 50°C / 122°F.

Mbajeni larg fëmijëve.

Përbërësit – Përbërja

AQUA/WATER/EAU, GLYCERIN, DIPROPYLENE GLYCOL, ISOSTEARYL ISOSTEARATE, SUCROSE STEARATE, SQUALANE, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, PENTYLENE GLYCOL, GLYCYRRHETINIC ACID, DISODIUM EDTA, CELLULOSE GUM, D.A.F. (DERMATOLOGICAL ADVANCED FORMULATION), POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, TAMBOURISSA TRICHOPHYLLA LEAF EXTRACT, TOCOPHEROL, LECITHIN, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOËER) SEED OIL, NIACINAMIDE, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, FRUCTOOLIGOSACCHARIDES, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, LAMINARIA OCHROLEUCA EXTRACT.

Additional information

Formati

200ml, 50ml