Description
Uriage Age Absolu Redensifying Rosy Cream
Age Absolu Redensifying Rosy Cream është një krem dite kundër plakjes, që stimulon sintezën e kolagjenit. Vepron në rrudhat, rënien, vëllimin dhe shkëlqimin e të gjithë lëkurave së maturuara, madje edhe ato të ndjeshme.
Ofron veprim të trefishtë
Korrigjimi global kundër plakjes: Përqendrimi i lartë i përbërësve aktivë kundër plakjes redukton shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave, lufton lëkurën e varur dhe humbjen e densitetit.
- Peptidet e prokolagjenit nxisin sintezën e kolagjenit për të ridensifikuar dhe ushqyer lëkurën.
- Retinoli dhe Acidi Hialuronik shërben për të zbutur dhe forcuar lëkurën.
- Vitaminat C & E kanë veprim antioksidant për të ndriçuar lëkurën.
Mbrojtje intensive kundër plakjes:
- Kompleksi i patentuar (Telomers Protect) redukton dëmtimin e qelizave dhe ndihmon në parandalimin e fotoplakjes për shkak të rrezeve UV dhe blu.
- Teknologji Blue Light Barrier që mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të dritës blu.
Përforcues i shkëlqimit, rehatisë dhe ushqimit:
- Lëkura ushqehet intensivisht, bëhet më elastike dhe më e butë falë kompleksit të bimëve rimbushëse të lipideve 100% me origjinë natyrale: Gjalpë Shea + Gjalpë Illipe + Vaj Jojoba.
- Tekstura e saj rozë e pasur dhe e shkrifët ofron rehati të menjëhershme gjatë gjithë ditës. Me aromë delikate, jo të yndyrshme dhe jo ngjitëse është një bazë e shkëlqyer make-up.
- Lëkura është ridensifikuar, e shëndetshme dhe duket më e re. Konturet e fytyrës përcaktohen më mirë dhe shkëlqimi natyral rozë rikthehet. I testuar dermatologjikisht.
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në të gjithë fytyrën dhe qafë.