Toskani Imperfection Peel Booster

L7800

Mikropeeling për trajtimin e lëkurave akneike

20 in stock

PËRSHKRIMI

Imperfection Peel Booster është një produkt me efekt mikropeeling i cili përmban acidin glikolik dhe salicilik. “Rrjep” butësisht epidermën e keratinizuar dhe të tepërt pa irrituar lëkurën. Vepron vetëm në sipërfaqen e epidermës, duke prishur strukturat keratinizuese të qelizave të vdekura. Ai gjithashtu ka një efekt të fuqishëm rinovues në epidermë. Lëkura merr një pamje të re, dukshëm më të butë dhe pa shenja moshe. Poret duken më të vogla dhe sipërfaqja e lëkurës duket e unifikuar.

Ky mikropeeling përshpejton dhe lehtëson depërtimin e përbërësve aktivë nga produkte të tjerë të kujdesit të lëkurës, në shtresat më të thella të epidermës. Rekomandohet gjithashtu të përdoret para dhe pas procedurave të peeling kimik, për të zgjatur dhe forcuar efektet e këtij të fundit.

Indikacionet:
-Çrregullime të lidhura me aknet
-Pore të zmadhuara
-Lëkurë e prekur nga krono-plakja

Kujdes!

Në raste shtatëzanie ,laktacioni ose patologji të ndryshme konsultohuni me mjekun tuaj.

Paketimi:

Shishe 30 ml

Përdorimi:
Aplikojeni çdo darkë në lëkurë të pastruar paraprakisht. Lëreni gjatë gjithë natës.

Ingredientët:
Glycolic acid, Salicylic Acid

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...