Description
Kremi për fytyrën Sesderma Reti Age është një krem kundër plakjes së fytyrës, veçanërisht për lëkurën e thatë. Është një krem që parandalon dhe korrigjon shenjat e plakjes si vijat e mimikës, rrudhat, humbjen e elasticitetit dhe shkëlqimin e lëkurës. Përmban lëndë me veprim antioksidues të cilat e mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ. Redukton shfaqjen e rrudhave, njëtrajtëson tonin e lëkurës dhe rrit hidratimin.
Përdorimi:
Pastroni dhe thani lëkurën. Më pas, aplikoni disa pika serum liposomal Retiage ose serumin tuaj të zakonshëm. Aplikoni një sasi sa një bizele kremi Retiage duke masazhuar me butësi, në fytyrë, qafë dhe dekolte. Mund ta përdorni si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Dhe mos harroni të përdorni krem kundër diellit! Nëse jeni shtatzënë, zgjidhni një nga kremrat kundër plakjes që nuk përmbajnë retinoidë.