Omron- Walking Style One 2.0 Step Counter

L2600

Për të gjithë personat që duan të mbajnë nën kontroll aktivitetin e tyre fizik, omron iu mundëson hapamatësin 2.0 HJ-320.

I pajisur me një sensor, i cili detekton çdo hap tuajin dhe ruan këto vlera deri në 7 ditë.

Mund të mbahet në xhep, në çantë, tek rripi i pantallonave ose mund të varet në qafë.

Funksionon nëpërmjet baterive, jetëgjatësia e të cilave është rreth 6 muaj.

Informacione shtesë mbi garancinë

Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.

Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.

Garancia nuk mbulon këto pika:

a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;

b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;

c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;

d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;

e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.

Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.

Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.

 

1 in stock

PËRSHKRIMI

Perdorimi

Hapamatësi mund të mos matë hapat në mënyrë të rregullt nëse:

– jeni duke u marrë me sporte të ndryshme dhe jo me ecje;

– nëse keni veshur sandale;

– nëse jeni duke ecur me makinë, autobus ose biçikletë;

– nëse është i vendosur në një çantë që lëviz në mënyrë të çrregullt;

– nëse jeni duke ecur shumë ngadalë.

Pajisja nuk është rezistente ndaj ujit.

Perberesit

Hapamatës, bateri, mbajtës i hapamatësit, manual përdorimi, kaçavidë.