Omron- Gentle Temp 720 Infrared Forehead Thermometer

L7500

Pajisjet për matjen e temperaturës duhet të jenë në çdo shtëpi, sidomos aty ku ka fëmijë të vegjël.

Termometer i shpejtë dhe i saktë.

Kryen matjen e temperaturës pa kontakt, mjafton të afrohet në ballë.

Mund të përdoret dhe për të matur temperaturën e biberonit të qumështit dhe ushqimeve.

Termometri ruan në memorje deri në 25 matje, duke iu dhënë mundësi të kontrolloni ndryshimet e temperaturës së fëmijës tuaj në një periudhë kohorë të shkurtër.

I pajisur me një ekran që ndriçon, që bën të mundurmatjen e temperaturës edhe gjatë natës kur fëmija është në gjumë.

Nuk mat temperatura mbi 80˚C. Informacione shtesë mbi garancinë

Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.

Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.

Garancia nuk mbulon këto pika:

a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;

b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;

c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;

d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;

e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.

Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.

Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.

 

Out of stock

PËRSHKRIMI

Perdorimi

Përpara se të masni temperaturën duhet:

– të siguroheni që sensori nuk është ndotur, pasi në të kundërt rezultati i përftuar nuk do jetë i saktë;

– të mos përdoret i njëjti termometër për persona të ndryshëm pa u pastruar paraprakisht, pasi mund të bëhet shkak për transmetimin e infeksioneve si p.sh otitis externa etj;

– termometri duhet të ketë qëndruar në dhomën ku do kryhet matja, për të paktën 30 minuta para matjes;
– të mos përdoret direkt pas dushit ose notit;
Në momentin që do kryhet matja:
– sigurohuni që veshja e jashtme plastike është e pastër, në të kundërt duhet të ndërrohet dhe të vendoset një e re;
– shtypni butonin ON;
– vendoseni aparatin në vesh, në drejtim të daulles së veshit;
– dëgjoni sinjalin që tregon fillimin dhe përfundimin e matjes;
– një matje e dytë mund të kryhet pas 10 sekondash.
Për të matur temperaturën e biberonave:
– vendoset termometri rreth 1-3 cm larg sipërfaqes së jashtme të biberonit;
– presim deri sa shfaqet vlera e temperaturës.
Për ta fikur mbajmë shtypur butonin ON/MEM deri sa të shfaqet në ekran OFF.

Perberesit

Manual përdorimi, bateri, termometër, mbështjellëse plastike për sensorin.