Description
Përdorimi
Përpara se të kryheni matjen e tensionit duhet:
-të shmangni duhanin, konsumin e ushqimit, të kafes dhe aktivitetin fizik për rreth 30 minuta para matjes;
-të keni qënë në gjendje qetësie për të paktën 5 minuta para matjes;
-të shmangni matjen në gjendje stresi, pasi vlera e përftuar e tensionit do jetë më e lartë;
-të shmangni rrobat shumë të ngushta që shtrëngojnë krahun.
Gjatë matjes mansheta vendoset në krahun e majtë, 1-2 cm mbi brryl, qëndrohet në pozicionin ulur, me dorën e drejtuar nga zemra.
Perberesit
Monitor, manshetë,
manual përdorimi, çantë, set baterish, manual udhëzimi për lidhjen me pajisjet elektronike.