Sale!

Nuxe Very Rose Radiance Peeling Lotion

L2590

Nuxe Very Rose Peeling Lotion ofron mikro-eksfolim të përshatshëm për fytyrën. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

 ml

11 in stock

Description

Nuxe – Very Rose Radiance Peeling Lotion

Nuxe Very Rose Peeling Lotion ofron mikro-eksfolim të përshatshëm për fytyrën. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Produkt vegan 98% përbërës me origjinë natyrale. I frymëzuar nga ritualet e ekspertëve, ky locion peeling nga Nuxe ofron eksfolim të butë ditor për një efekt “lëkurë të re”, ditë pas dite.

Krijuar nga uji me lule trëndafili dhe acide frutash, formula e tij me një aromë delikate trëndafili largon në mënyrë progresive qelizat e vdekura të lëkurës. Lëkura duket më e re dhe më e lëmuar; çehrja duket rrezatuese dhe e njëtrajtshme. Formula vegane e testuar nën mbikëqyrjen dermatologjike.

Locioni përmban:

  • Ujë me lule trëndafili: I njohur për vetitë e tij qetësuese dhe zbutëse për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme.
  • Kompleksi Skin-Respect 100% me origjinë botanike: hidraton lëkurën dhe forcon barrierën e saj mbrojtëse.
  • 4 acide frutash + acid salicilik të njohur për vetitë e tyre eksfoliuese të cilat ndihmojnë në largimin progresiv të qelizave të vdekura të lëkurës.
  • Aromë e freskët dhe delikate trëndafili.

Përdorimi

Aplikojeni locionin Nuxe Very Rose në mbrëmje para kremit tuaj të natës, në lëkurë të pastruar në mënyrë perfekte duke përdorur një pambuk, duke shmangur zonën e konturit të syve.

Nuk ka nevojë për shpëlarje.

Shmangni ekspozimin në diell dhe aplikoni një produkt me SPF gjatë ditës.