M.A.D. Transforming Daily Moisturizer

L7800

Krem i lehtë me shumë qeliza staminale dhe peptide, i krijuar për t’i kthyer lëkurës tuaj një pamje të freskët dhe të shëndetshme.

Sasia: 50 ml

20 in stock

PËRSHKRIMI

M.A.D. Transforming Daily Moisturizer është një krem i lehtë me shumë qeliza staminale dhe peptide, i krijuar për t’ju bërë të dukeni sa më mirë dhe për t’i kthyer lëkurës tuaj një pamje të freskët dhe të shëndetshme. Transforming Daily Moisturizer ështe i formuluar me peptide dhe ekstrakte të qelizave bimore që veprojnë sëbashku për të minimizuar shfaqjen e rrudhave të imta, rrudhave ekzistuese dhe për të mbajtur lëkurën e shëndetshme në nivelin qelizor për një kohë të gjatë.

Përbërësit Aktivë:

  • Ekstrakt i qelizave staminale të Frutave të Rrushit i pasur me antioksidantë, ndihmon në riparimin e shenjave të plakjes në fytyrë dhe përreth syve duke e bërë lëkurën të ketë një pamje sa më rinore. Ka prejardhje nga Solar Vitis (rrushi i kuq) dhe ofron mbrojtje të lartë kundër stresit UV dhe dëmtimeve që ndodhin nga ekspozimi në diell.
  • Ekstrakt i qelizave staminale të Trëndafilit Alp i nxjerrë nga trëndafili Alp, ndihmon në rimbushjen e qelizave të lëkurës dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi UV. Përmirëson tonin, strukturën dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Ndihmon gjithashtu në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
  • Tetrapeptide-7 Esencial ky peptid redukton ndjeshëm përgjigjet inflamatore të lëkurës dhe minimizon enjtjen dhe acarimin e lëkurës së thatë e të përflakur. Stimulon prodhimin e proteinave në nivel qelizor duke nxitur kështu prodhimin e fibroblasteve.
  • Oligopeptidi, përforcues i acidit hialuronik, ndihmon në stimulimin e sintezës së kolagjenit dhe në rindërtimin e matricës së lëkurës duke e bërë lëkurën më të rafinuar, të fortë dhe të tonifikuar.
  • Unirepair T-43 kompleks i fuqishëm bioaktiv i aminoacideve. Acetil tirozina, prolina dhe adenozina trifosfat ndihmojnë në luftimin e dëmtimit të lëkurës dhe ndihmojnë në mbrojtjen nga rrezatimi UV. Studimet klinike kanë treguar rezultatet e mëposhtme: Unirepair T-43 rriti shkallën e riparimit të ADN-së në lidhje me fotolesionet e ADN-së dipirimidine të shkaktuara nga drita diellore UVB pas 6 orësh nga rrezatimi UVB.
  • Matrixyl® 3000 Përmban matrikina, të cilat rindërtojnë dhe riparojnë lëkurën. Ato aktivizojnë makromekulat e matricës jashtëqelizore të neosintezës, duke i siguruar kështu Matrixyl® 3000 një efikasitet të dukshëm kundër rrudhave. Studimet tregojnë një reduktim 45% të rrudhave gjatë një periudhe 2 mujore dhe një efekt pozitiv 20% në tonin dhe elasticitetin e lëkurës. Gjithashtu ndikon në përmirësimin e dukshëm në densitetin e rrudhave, thellësinë e rrudhave, vëllimin dhe vrazhdësinë.
  • Lavandox rrjedh nga lulja e livandës. Rezultatet për aplikimin e 1.0% Lavandox treguan afërsisht 11% ulje të rrudhave pas 24 orësh dhe 13% reduktim pas 7 ditësh. Testimi in Vivo tregon reduktim të rrudhave në 24 orë.
  • PhytoCellTec™ Malus Domectica synon gjenet specifike të përfshira në vonesën e plakjes së fibroblasteve të lëkurës. Mbrojtja kundër stresit oksidativ dhe riparimi i ADN-së rregullohen nga Ekstrakti i Qelizës Staminale Malus Domesitca. Dy aplikime ditore të kremit testues që përmban 2% PhytoCellTec™ Malus Domestica gjatë 28 ditëve rezultuan në një ulje të ndjeshme të thellësisë së rrudhave në të gjithë klientët e testuar.

 Përdorimi:

Aplikoni hidratuesin “Transforming Daily” në zonën e qafës dhe fytyrës duke shmangur kontaktin me sytë.