Description
Set me veprim hidratues dhe antirrudhë për fytyrën dhe sytë. Formuluar për lëkurë normale dhe të thatë.
Blini Lierac Premium La Crème Soyeuse 50 ml dhe përfitoni FALAS Lierac Premium La Crème Regard 15 ml
Lierac Premium Soyeuse 50 ml : Formulim me një teksturë të lehtë, që vepron dhe kundër rrudhave më të thella, poreve, shenjave të lëkurës, humbjes së tonicitetit dhe elasticitetit të saj. Kremi përmban 5% acid hialuronik, i cili ka veti të mbushë rrudhat. Kompleksi i patentuar Premium Cellular (8,5%) i përbërë nga hekzapeptide, terpenoide dhe ekstrakte të luleve të rralla (orkide e zezë, trëndafil i zi dhe lulëkuqe të zeza), vepron kundër shenjave të moshës dhe rikthen shkëlqimin dhe pamjen rinore. Ushqen dhe matifikon lëkurën. Me vetëm 4 javë përdorim rrudhat pakësohen, poret ngushtohen, rifitohet toniciteti dhe elasticiteti i humbur. Lëkura unifikohet dhe duket më e re. Pa parabene. Jo komedogjenik. Testuar dermatologjikisht.
Lierac Premium La Crème Regard 15 ml: Krem që lufton rrudhat, njollat, rrathët dhe qeset në zonën rreth syve. I psaur me acid hialuronik, ofron ushqim dhe hidratim, duke parandaluar dhe korrigjuar rrudhat. Kompleksi i patentuar Premium Cellular (10%) i përbërë nga hekzapeptide, terpenoide dhe ekstrakte të luleve të rralla (orkide e zezë, trëndafil i z luldhe ëkuqe të zeza), vepron kundër shenjave të moshës, rikthen shkëlqimin dhe pamjen rinore. Që me aplikimin e parë ofron butësi dhe ndjesi freskie në zonën rreth syve. Pas vetëm 4 javë përdorim rrudhat pakësohen, rrathët e zinj zbehen dhe lëkura tendoset.
Përdorimi Aplikoni Lierac Premium Soyeuse në fytyrë dhe qafë duke e masazhuar deri në përthithje të plotë. Aplikoni më pas duke përdorur aplikatorin Lierac Premium La Crème Regard në zonën e konturit të syve duke e masazhuar deri në përthithje të plotë.