Description
Formulim kremoz, me një teksturë të lehtë që përthithet shpejt dhe plotësisht nga lëkura.
Ka për qëllim:
-të pakësojë rrudhat;
-të riparojë lëkurën.
Përbërësi më i rëndësishëm i kremit është Bakuchioli, një substancë e ngjashme me retinolin.
Ka veti të nxisë sintezën e kolagjenit dhe të luftojë shenjat e moshës pa shkaktuar ndjeshmëri në lëkurë.
Një përbërës tjetër i rëndësishëm është dhe kompleksi “Botanical”, që përmban acid hialuronik, që ka veti hidratuese, ushqyese dhe shton elasticitetin e lëkurës.
Në një studim klinik:
-94% e përdoruesve thanë se lëkura e tyre ishte me e hidratuar;
-91% e përdoruesve thanë se lëkura kishte rifituar konfortin dhe rehatinë;
-72% e përdoruesve thanë se lëkura ishte më e mbushur;
-88% e përdoruesve thanë se lëkura ishtë më e butë.
Karakteristikat e produktit:
-teksturë kremoze;
-aromë jasmine, molle jeshile, druri rozë;
-i përshtatshëm për persona mbi 30 vjeç;
-i përshtatshëm për lëkurë normale në të thatë.
Përdorimi:
Aplikoni kremin Cica-Filler në mëngjes dhe në darkë, në fytyrë të larë dhe pastruar paraprakisht, duke e masazhuar lehtësisht.