Korff-Detox Detoxyfing Night Serum

L6560

Serum me konsistencë krem-xhel dhe teksturë të freskët, e lehtë për tu përthithur; e studiuar për të vepruar gjatë pushimit të natës, kur rigjenerimi qelizor është më aktiv. I formuluar me një miks përbërësish të përzgjedhur me kujdes, me veprim antioksidant për ti garantuar lëkurës një pamje të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Ekstrakt i qelizave staminale nga rrushi, vaji i Arganit, çaji jeshil dhe Salvia sclarea ushqejnë lëkurën, ndërsa Caesalpinia spinosa hidraton në thellësi. Fomes officinalis ushtron një veprim adstrigjent, ekstrakti i Rozmarines dhe Livandos grantojnë një veprim pastrues, ekstrakti i Ginkgo Bilobës pastrojnë dhe zbusin epidermën. Në zgjim lëkura do jetë më me shkëlqim dhe elastike, ndërsa shenjat e lodhjes do jenë zbehur. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurave, nga më të rejat dhe me probleme deri tek ato mature dhe të zbehura.

Mënyra e përdorimit: Aplikojeni në fytyrë, qafë e dekolte, pas pastrimit të lëkurës, duke e përhapur me një masazh të lehtë për të favorizuar përthithjen e produktit. Për një rezultat më të mirë këshillohet përdorimi në mëngjes i serumit Detox SPF 40.

Pa paraben

Jo komedogjenik

I testuar klinikisht e dermatologjikisht

I testuar për Nikel, Kobalt, Krom, Paladium dhe Mërkur.

2 in stock