Geek & Gorgeous B-Bomb

L1400

Formulë e lehtë dhe hidratuese me 10% niacinamide (aka Vitamin B3), Zink PCA dhe Sarcosine, e krijuar për lëkurat e yndyrshme, mikse, me pore të zmadhuara dhe shenja/njolla.

ml

 

 

 

 

 

 

 

20 in stock

Description

Niacinamidet janë një përbërës multi-funksional, mjaft i njohur për normalizimin e poreve të zmadhuara, qetësimin e lëkurave me tendencë akneike, forcimin e barrierës së lëkurës dhe madje edhe për ndikimin e tij në reduktimin e hiperpigmentimeve/njollave kafe. Kjo formulë përmban një sasi të konsiderueshme te niacinamideve, 10%, ideale për të përmirësuar pamjen e akneve dhe shenjave të tyre.

Për të rritur edhe përforëcuar edhe më tej fuqinë e Niacinamideve, në këtë formulë u shtuan Zink PCA dhe Sarcosine. Të dy këta përbërës shtesë janë të njohurpër vetitë e tyre në normalizimin e poreve, yndyrës dhe shenjave.

pH Niacinamide Zinc PCASarcosine
5.5 – 6.5 10% +

B-Bomb është një serum me një teksturë të lehtë, e cila përthithet menjëherë dhe hidraton lëkurën. Eshtë punuar shumë që tekstura të jetë mjaft elegante dhe produkti të qëndroj mirë duke u vendosur edhe me produkte të tjera në rutinë dhe mos të rripet.

Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe vajra esencial | Gluten free | Malassezia free | E sigurtë të përdoret në shtatëzani

për kë është?

Pothuajse për këdo që kërkon të shtojë Niacinamide në rutinën e kujdesit të lëkurës. Rekomandohet veçanërisht për lëkurat mikse dhe të yndyrshme.

Lloji i lëkurës Problematika e lëkurës Tekstura
për të gjitha llojet e lëkurave, ideale për lëkurat mikse dhe të yndyrshme lëkurat e yndyrshme, mikse, me pore të zmadhuara dhe shenja/njolla teksturë xhelatinore e lehtë, shtresëzohet mirë me produkte të tjera

përdorimi:

Aplikoni disa pika serumi në fytyrë pasi e keni pastruar atë, përpara se të vendosni produktet e tjera në trajtë emulsionesh apo kremrash. Mund të përdoret si në rutinën e mëngjesit ashtu edhe të mbrëmjes.

Mund të përdoret vetëm, por edhe i kombinuar me produkte të tjera që nxisin më tepër vetitë e Niacinamideve. Një kombinim perfekt do të ishte me serumet HA 5 Light/Rich.

Mos e vendosni atë direkt pas acideve eksfoluese ose pas Vitaminës C të pastër.

përbërësit:

Niacinamide 10% – Një përbërës multifunksional që normalizon poret e zmadhuara, qetëson lëkurën e irrituar, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe redukton hiperpigmentimin.

Zink PCA – Një kombinim i vetive antibakteriale dhe normalizues të yndyrës të Zink-ut dhe molekulës humektante që gjendet në lëkurë dhe quhet PCA (shkurtimisht – Pyrrolidone Carboxylic Acid). Pra, Zink PCA ka vetitë  e të dyjave duke qënë miqësor me lëkurën, nuk e than atë dhe njëkohësisht normalizon prodhimin e yndyrës.

Sarcosine – Përbërës derivat i amino-acid që punon si një i ashtëquajtur “5α-reductase” – frenues duke ndihmuar në normalizimin e prodhimit të yndyrës dhe madhësisë së poreve.

You may also like…