Dermastir Ampoules Blue Lotus Stem Cells

L13720

Ekstrakti i Blue Lotus, i ampulave nga Dermastir përmban një përqendrim të lartë të përbërësve të çmuar, që hidratojnë dhe rigjenerojnë lëkurën.

Sasia: 10 ampula * 2 ml

Out of stock

Description

Ekstrakti i Blue Lotus, i ampulave nga Dermastir përmban një përqendrim të lartë të përbërësve të çmuar, që hidratojnë dhe rigjenerojnë lëkurën. Lulet blu të Lotusit u gjetën të shpërndara në të gjithë trupin e Tutankhamen kur u hap varri i Faraonit në 1922. Lotus Blu shpesh përshkruhet në artin egjiptian të mbajtur në duart e perëndive dhe mbretërve. Thuhet se është Soma e Egjiptianëve që simbolizon jetën dhe rilindjen. Ajo është përdorur tradicionalisht dhe në mënyrë efektive për rigjenerimin, lehtësimin e inflamacionit dhe rritjen e qarkullimit. Eliksiri Blue Lotus shpesh është referuar si “Burimi Egjiptian i Rinisë”.

Formula :

  • Hialuronati i natriumit : Meqenëse acidi hialuronik gjendet natyrshëm në dermat e lëkurës, produktet që përmbajnë hialuronat natriumi ndihmojnë në zëvendësimin e acidit hialuronik të humbur, si rezultat i proçesit natyror të plakjes së lëkurës dhe ekspozimit në diell. Mban 1000 herë peshën e saj në ujë. Kjo është arsyeja pse është një ingredient hidratues kaq efektiv : kur aplikohet në lëkurë, e ndihmon të mbajë lagështinë, ndihmon në shërimin e plagëve, nxit qarkullimin më të mirë të gjakut dhe thithjen e lëndëve ushqyese. Rezultati është një lëkurë më e fortë, e mbushur, gjë që i bën rrudhat më pak të dukshme.

Ky serum i çmuar parandalon proçesin e glikizimit, i cili pengon rigjenerimin e elastinës dhe kolagjenit. Si rezultat, lëkura mbetet elastike dhe e fortë.

Pikat Kyçe :

  • Forcon lëkurën.
  • Antioksidant dhe me bioflavonoide.
  • Stimulon prodhimin e fibrave të kolagjenit dhe elastinës dhe zvogëlon proçesin e glikizimit.

Përdorimi

Thyeni pjesën e sipërme të ampulës lehtësisht me anë të një pecete që të mos dëmtoheni. Aplikoni serumin direkt në fytyrë ose mund të përzieni me hidratuesin tuaj. Masazhojeni deri në absorbim të plotë.

Programi i thjeshtë :

Hapi 1 : Aplikoni serumin çdo 7 ditë për 1 muaj.

Hapi 2 : Që të mirmbani rezultatet, përsërisni hapin 1.

Programi intensiv :

Hapi 1 : Aplikoni serumin çdo 3 ditë për 1 muaj.

Hapi 2 : Që të mirmbani rezultatet, përsërisni hapin 1.