Sale!

CosRx The Vitamin C 23 Serum

L2320

 I formuluar me plot 23% vitaminë C të pastër, ky serum targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës.

Formë Doza 20 ml

20 in stock

Description

I formuluar me plot 23% vitaminë C të pastër, ky serum targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu vitamina C bllokon mbiprodhimin e melaninës e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme diellore. Por nuk mbaron këtu! Formulimi me tokotrienol (vitaminë E), ka efekt antioksidues deri në 50 herë më shumë se tokoferoli. Bashkëveprimi i vitaminës C dhe E dyfishojnë efektivitetin në lëkurë, të njëra-tjetrës! Lëkura do të ndjehet gjithmonë e hidratuar dhe kjo falë përbërjes me acid hialuronik, i cili mban në nivel optimal hidratimin. Ky serum mund të përdoret lehtësisht edhe nga personat të cilët kanë lëkurë sensitive, falë allantoinës, e cila qetëson dhe ul inflamacionin. Edhe ashtu si vitamina C dhe E, ky përbërës lufton radikalet e lira, duke i shtuar këtij serum efekt antioksidues. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për të gjithë tipet e lëkurë.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+ ose më të lartë.

Përbërësit “magjik”

vitaminë C, tocotrienol, acid hialuronik, allantoin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Ascorbic Acid(23%), Propanediol, Dimethicone, Tromethamine, Panthenol, Ethyl Ascorbyl Ether, Squalane, Caffeine, Sodium Chloride, Sodium Hyaluronate, Sodium Sulfite, Disodium EDTA, Glutathione, Adenosine, Acetyl Glucosamine, Gardenia Florida Fruit Extract, Allantoin, Dextrin, Tocotrienols, Tocopherol, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Butylene Glycol, Arginine, Niacinamide, Pentylene Glycol, Alcohol Denat., Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Methyl Trimethicone, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Beta-Carotene