CosRx The Niacinamide 15 Serum
L2320
Formë Doza 20 ml
20 in stock
Description
Ky serum është ideal, sepse kombinon përqindjen maksimale të niacinamideve në raport sa më optimal me përbërës të tjerë sinergjikë për trajtimin e plotë të akneve. Ajo çka e bën të veçantë këtë serum, është sepse synon trajtimin e akneve në çdo fazë, duke ofruar qetësim të tyre falë vetive të tij eksfoliuese. Formulimi me 15% niacinamide mban në kontroll mbiprodhimin e sebumit, trajton aknet aktive dhe shenjat e mbetura post-akne. Gjithashtu ofron minimizim të dukshëm të poreve. Nga ana tjetër N-acetilglukozamine, zëvëndësues i butë i acidit glikolik, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe në bashkëpunim me niacinamidet, rrit fuqinë e veprimit mbi shenjat post akne dhe hiperpigmentimin në lëkurë. Zink PCA mban në kontroll inflamacionin dhe ka efekt shumë rigjenerues për lëkurën. Ky serum gjithashtu nxit prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës falë formulmit me allantoin. Por, kjo përbërje eksfoliuese nuk e than aspak lëkurën! Nevojiten vetem disa pika dhe do të habiteni nga shkëlqimi që do t’i ofrojë lëkurës! Konsistenca e tij është e lehtë ujore, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë me tendencë akneike dhe hiperpigmentim. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Gjithashtu, mund të përzieni disa pika me kremin hidratues për të rritur efektin e tij. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit “magjik”
niacinamide, N-Acetylglucosamine, Zinc PCA, allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Pentylene Glycol, Niacinamide(15%), Butylene Glycol, Acetyl Glucosamine, 1,2-Hexanediol, Zinc PCA, Trehalose, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Pullulan, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Tocopherol