Sale!

CosRx The Hyaluronic Acid 3 Serum

L2320

COSRX The Hyaluronic Acid 3 Serum është një nga serumet të dala në treg së fundmi nga COSRX! Ky serum është zgjidhja ideale nëse keni nevojë për hidratim të thellë dhe të menjëhershëm! S

Formë Doza 20 ml

20 in stock

Description

COSRX The Hyaluronic Acid 3 Serum është një nga serumet të dala në treg së fundmi nga COSRX! Ky serum është zgjidhja ideale nëse keni nevojë për hidratim të thellë dhe të menjëhershëm! Serumi është i formuluar me 3% acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, për të depërtuar thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës duke ofruar hidratim afatgjatë. Nga ana tjetër formulimi me NMF (kompleksi aminoacidesh) krijon një barrierë mbrojtëse dhe të shëndetshme, duke e mbrojtur lëkurën nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ndërsa formulimi me tocopherol mban në kontroll shenjat e moshës, duke i ofruar lëkurës elasticitet. Ky serum mund të miksohet me cilindo produkt tuajin të preferuar, si: toner, serum me përbërje vitaminë C, krem hidratues etj, duke i dhuruar efektet fantastike të acidit hialuronik produktit me të cilin do të përzjehet. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Në momentin e aplikimit vihet re një shkëlqim i menjëhershëm në lëkurë! Serumi ppërshtatet për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe mikse.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artficiale, vajra artificial.

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit “magjik”

acid hialuronik, kompleks aminoacidesh, keramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Sodium Hyaluronate(3%), Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Betaine, Xanthan Gum, Dimethicone, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium PCA, Sodium Lactate, PCA, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Serine, Alanine, Glycine, Sodium Phytate, Sorbitan Isostearate, PVM/MA Copolymer, Glutamic Acid, Citric Acid, Lysine HCl, Threonine, Arginine, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Proline, Ceramide NP, Cholesterol, Caprylic/Capric Triglyceride, Phytosphingosine, Stearic Acid, Oleic Acid, Alcohol, Tocopherol, Lactic Acid, Caprylyl Glycol, Caprylhydroxamic Acid