Pajisjet për matjen e presionit të gjakut në shtëpi janë jetike, për personat që vuajnë nga hipertensioni. Matja e saktë e vlerave të PAS (presion arterial sistolik), PAD (presion arterial diastolik) dhe pulsit në çdo kohë rrit mundësinë, për parandalimin e infarktit dhe goditjeve cerebrale.
Omron M3, në sajë të një teknologjie të lartë detekton rrahjet e çrregullta, personat që kanë një risk të lartë për të bërë infarkt, pozicionin jo korrekt gjatë matjes dhe vlerat e presionit të gjakut që devijojnë nga norma.
Omron M3 ka një manshetë ”inteligjente”, e cila mundëson matjen e presionit të gjakut 360˚ (pavarësisht se si është vendosur mansheta).
Ajo ka një diametër 22-42 cm dhe ka të dizenjuar mbi të, mënyrën korrekte të vendosjes në krah.
Mansheta fryhet aq sa është e nevojshme, nuk shtrëngon më shumë se ç’duhet, duke mundësuar një proçes komod të matjes së presionit të gjakut.
Pajisja mund të përdoret nga dy persona dhe ruan në memorje deri në 120 matje (60 për secilin person).
Testuar klinikisht.
Plotëson standartet e vendosura nga Shoqata Europiane e Presionit të Gjakut.
Informacione shtesë mbi garancinë
Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.
Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.
Garancia nuk mbulon këto pika:
a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;
b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;
c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;
d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;
e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.
Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.
Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.