Omron- Ear Thermometer MC-510

L4200

Pajisjet për matjen e temperaturës duhet të jenë në çdo shtëpi, sidomos kur ka dhe fëmijë të vegjël.

Termometri i veshit Omron detekton nxehtësinë infra të kuqe që lëshon daullja e veshit dhe indet rrethuese, në një sekondë, duke ofruar saktësi dhe shpejtësi në matje.

Ai është më i shpejtë dhe më i thjeshtë në përdorim se termometri oral, si dhe më pak ”dëmtues” se termometri rektal.

Temperatura që rezulton nga matja në vesh është më e lartë se ajo që matet nën sqetull. Kjo diferencë është diku tek rreth 1˚C.

Ai ruan vlerën e fundit të matur, duke iu dhënë mundësi ta kontrolloni atë në çdo kohë.

Jetëgjatësia e baterive është rreth 2000 matje. Informacione shtesë mbi garancinë

Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.

Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.

Garancia nuk mbulon këto pika:

a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;

b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;

c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;

d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;

e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.

Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.

Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.

 

Out of stock

PËRSHKRIMI

Perdorimi

Përpara se të masni temperaturën duhet:

– të siguroheni që sensori nuk është ndotur, pasi në të kundërt rezultati i përftuar nuk do jetë i saktë;

– të mos përdoret i njëjti termometër për persona të ndryshëm pa u pastruar paraprakisht, pasi mund të bëhet shkak për transmetimin e infeksioneve si p.sh otitis externa etj;

– termometri duhet të ketë qëndruar në dhomën ku do kryhet matja, për të paktën 30 minuta para matjes;
– të mos përdoret direkt pas dushit ose notit;
Në momentin që do kryhet matja:
– sigurohuni që veshja e jashtme plastike është e pastër, në të kundërt duhet të ndërrohet dhe të vendoset një e re;
– shtypni butonin ON;
– vendoseni aparatin në vesh, në drejtim të daulles së veshit;
– dëgjoni sinjalin që tregon fillimin dhe përfundimin e matjes;
– një matje e dytë mund të kryhet pas 10 sekondash.

Perberesit

Bateri litiumi CR2032, manual përdorimi, kuti mbajtëse, 10 mbështjellëse plastike për sensorin.