Description
Model veprimi biologjik:
Risi nga BIODERMA
Atoderm SOS Spray është formuluar në bazë të një zbulimi të ri shkencor, ku 2 faktorë të rinj biologjikë u identifikuan si shkaktarë të kruarjes në lëkurat e prirura ndaj atopisë ose psoriasis.
Ky produkt vepron gjithashtu në rrugë të tjera biologjike, për veprim të përgjithshëm në kruarje të shpeshta ose të përkohshme.
Teknologjia e re Skin Relief (që përmban Ambora dhe Ekstraktet e çajit të Gjelbër) kombinuar me përbërësin e njohur aktiv Enoxolone, qetësues dermatologjik, bllokon procesin biologjik që është përgjegjës për kruarjen që nga fillimi i saj dhe drejtpërsëdrejti synon secilën nga rrugët që sjell kruarje.
Pantenta The Skin Barrier Therapy™, mbron edhe lëkurën më të thatë nga bakteret që shkaktojnë kruarje intensive.
Së fundmi, Vitamina PP dhe Skualane, kompletojnë formulimin duke furnizuar lipidet e nevojshme, në mënyrë që të forcojnë barrierën lipidike të lëkurës.
Patenta natyrale D.A.F. (Dermatological Advanced Formula) rrit pragun e tolerancës së lëkurës.
Rezultatet: Lëkura është qetësuar menjëherë dhe ndjesia e kruarjes reduktohet në zero, me një efekt të qëndrueshëm në kohë.
Për rehati të menjëhershëm, hidratim afatgjatë dhe mbrojtje intensive.
Përdorimi:
- Spërkateni mbi lëkurë të pastër nga një distancë prej 20 cm.
- Përhapeni nëse është e nevojshme.
- Lereni lëkurën të thatë.
- Aplikoje aq shpesh sa nevojitet.
Paralajmërim:
Masat paraprake për përdorim:
Enë nën presion: mund të shpërthejë nëse nxehet.
Mbajeni larg nga nxehtësia, sipërfaqet e nxehta, flakët e hapura dhe burimet e tjera të ndezjes.
Ndalohet duhani.
Mos e shponi apo digjni, madje as pas përdorimit.
Mbrojeni nga rrezet e diellit.
Mos e ekspozoni ndaj temperaturave që tejkalojnë 50°C / 122°F.
Mbajeni larg fëmijëve.
Përbërësit – Përbërja
AQUA/WATER/EAU, GLYCERIN, DIPROPYLENE GLYCOL, ISOSTEARYL ISOSTEARATE, SUCROSE STEARATE, SQUALANE, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, PENTYLENE GLYCOL, GLYCYRRHETINIC ACID, DISODIUM EDTA, CELLULOSE GUM, D.A.F. (DERMATOLOGICAL ADVANCED FORMULATION), POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, TAMBOURISSA TRICHOPHYLLA LEAF EXTRACT, TOCOPHEROL, LECITHIN, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOËER) SEED OIL, NIACINAMIDE, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, FRUCTOOLIGOSACCHARIDES, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, LAMINARIA OCHROLEUCA EXTRACT.