Vitabiotics WellTeen Him Plus

L2000

Suplement ushqimor për adoleshentet meshkuj nga mosha 13 deri 19 vjeç.

28 kapsula, 28 tableta

20 in stock

PËRSHKRIMI

Wellteen Him ështe zhvilluar veçanërisht për adoleshentet dhe meshkujt e moshës 13-19 vjeç, duke ofruar një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve, Co-Q10, L-Karnitine, Ekstrakt të Farave të Rrushit dhe Ekstrakt Boronice plus një kapsulë Omega-3.

Wellteen Him Plus është një formulë e balancuar me kujdes që ndihmon në vitalitet dhe mirëqënie.

Siguron vitaminën B6 që kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Ajo gjithashtu përfshin hekur që kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës.

Shikimi dhe funksioni i trurit:

  •  Vaji i peshkut me përqendrim të lartë Omega-3 siguron DHA (Docosahexaenoic acid) që kontribuon në një funksionim të mirë të trurit dhe shikimit.
  • Wellteen Him përfshin zinkun, hekur, jod që kontribuon në një funksionim normal konjitiv, ndërkohë që acidi pantotenik ndihmon në një performancë të mirë mendore duke ndihmuar në përqendrim gjatë kohës së studimit.
  • Hekuri ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës si dhe kontribuon në transportin e oksigjenit në trup.

Reduktimi i lodhjes dhe rritja e imunitetit

  • Studimet, sportet dhe një jetë sociale e zënë ka koston e vet. Wellteen Him përfshin vitaminat B6, B12 dhe vitamina C të cilat kontribuojnë në një nivel energjitik normal dhe reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
  • Një gamë nutrientësh përfshirë zinkun, selenium, hekur, acid folik, vitaminat B6 & B12 dhe vitamina D ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
  • Wellteen Him ofron një nivel efektiv të vitaminës D me 800UI (20µg) në formën e preferuar D3.
  • Vitamina C gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit gjatë dhe pas aktivitetit fizik që është shumë i rëndësishëm për ato që merren me sport.

Përdorimi:

Këshillohet marrja e 1 tablete dhe 1 kapsule në dite me vaktin tuaj kryesor. Mos e tejkaloni dozën e duhur ditore. Mos e merrni me stomak bosh.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...