Vitabiotics Wellteen Her Plus

L2000

Suplement ushqimor për adoleshente dhe femra të reja nga mosha 13 deri 19 vjeç.

56tableta

20 in stock

PËRSHKRIMI

Suplement i avancuar për adoleshente dhe femra të reja.

  • Në ditët e sotme të rinjtë kanë një jetesë më të vrullshme, me jetë sociale të ngarkuar, netë të vona dhe mëngjese të hershme, studime dhe sporte. Sigurimi i një dietë të shëndetshme dhe të balancuar është thelbësore por nuk është prioritet në një stil jete si i adoleshentëve.
  • Wellteen Her ështe zhvilluar veçanërisht për adoleshentet dhe femrat e reja të moshës 13-19 vjeç, duke ofruar një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve, Co-Q10, L-Carnitine, ekstrakt të farave të rrushit dhe ekstrakt boronice plus një kapsulë Omega-3. Omega-3 siguron DHA e cila ndihmon në një funksionim të mirë të trurit.

Wellteen Her Plus është një formulë e balancuar me kujdes që ndihmon në vitalitet dhe mirëqënie. Ajo siguron vitaminën B6 që kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Ajo gjithashtu përfshin hekur që kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Statistikat tregojnë që dieta e adoleshentëve është e ulët në shumë vitamina përfshirë hekurin. Kjo është veçanërisht e vërtetë për femrat e reja pasi hekuri bëhet edhe më i rëndësishëm gjatë pubertetit, kur nis cikli menstrual.

Shikimi dhe funksioni i trurit:

  • Wellteen Her Plus siguron kapsula Omega-3 EPA/DHA. Vaji i peshkut me përqendrim të lartë Omega-3 siguron DHA (Docosahexaenoic acid) që kontribuon në një funksionim të mirë të trurit dhe shikimit. I prodhuar me standartet më të larta, duke përdorur distilimin molekular të avancuar për një pastërti të shtuar.
  • Wellteen përfshin zinkun, hekur, jod që kontribuon në një funksionim normal konjitiv, ndërkohë që acidi pantotenik ndihmon në një performancë të mirë mendore duke ndihmuar në përqendrim gjatë kohës së studimit. Hekuri ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës si dhe kontribuon në transportin e oksigjenit në trup.

Reduktimi i lodhjes dhe rritja e imunitetit:

  • Studimet, sportet dhe një jetë sociale e zënë ka koston e vet. Wellteen Her përfshin vitaminat B6, B12 dhe vitamina C të cilat kontribuojnë në një nivel energjitik normal dhe reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
  • Një gamë nutrientësh përfshirë zinkun, selenium, hekur, acid folik, vitaminat B6 & B12 dhe vitamina D ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Shëndeti i kockave:

  • Kërkimet shëndetësore tregojnë që edhe një periudhë e shkurtër e një dietë shumë strikte gjatë viteve të adoleshencës mund të çojnë në uljen e densitetit të kockës, që mund të japin kocka të dobëta në moshë më të vonë.
  • Midis moshës 12-17, përcaktohet deri në 90% e kockave të të rriturve, kështu që kjo nuk është koha për të kufizuar marrjen e kalciumit ose vitaminës D të cilat ndihmojnë në shëndetin e kockave.
  • Wellteen Her përfshin vitaminë D dhe minerale si magnezium dhe zink që kontribuojnë në një shëndet të mirë të kockave. Vitamina D gjithashtu ndihmon trupin të përthithë kalciumin.

Përdorimi:

Doza e rekomanduar është 1 tabletë dhe 1 kapsulë në ditë me vaktin tuaj kryesor.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...