Vitabiotics Ultra Vitamin C 500 MG

L1200

Suplement ushqimor me Vitaminë C, e cila është e formuluar me Bioflavonoide të Qitros, për një përthithje dhe efekt maksimal.

500 mg

20 in stock

Description

Ultra Vitamin C ofron një çlirim gradual të Vitaminës C, e cila është e formuluar me 25mg Bioflavonoide të Qitros për një përthithje dhe efekt maksimal. Ofron efekte antioksiduese dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe atij nervor. Rrit përthithjen e hekurit, një mineral esencial për një formacion të shëndetshëm të gjakut dhe mbështet formimin e kolagjenit.

Ultra Vitamin C është veçanërisht e përshtatshme për:

  • Mbështetjen e sistemit imunitar
  • Atletët dhe individët që merren me aktivitet sportiv
  • Personat mbi moshën 50 vjeç
  • Njerëzit me aktivitet ditor të ngarkuar

Efektet antioksiduese

  • Bioflavonoidet janë një grup pigmentesh bimore që janë përgjegjëse për ngjyrat tek shumë fruta. Bioflavonoidet e Qitros janë ato flavonoide që gjenden tek frutat që i përkasin familjes të qitros siç janë : limoni, portokalli, grejpfruti etj. dhe që janë të njohur për përbërjen e pasur me vitaminë C.
  • Radikalet e lira prodhohen në sasi të mëdha gjatë ekspozimit të trupit në prani të ndotësve, diellit dhe shumë faktorë të tjerë siç janë tymi i cigareve dhe ushqimet e shpejta. Vitamina C përforcon aftësinë e trupit për të neutralizuar radikalet e lira duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave ndaj stresit oksidativ.

Sinteza e kolagjenit

  • Vitamina C është një kofaktor në sintezën e kolagjenit, substancës që mban lëkurën elastike. Ajo kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërceve, lëkurës dhe enëve të gjakut.

Funksionimi normal i sistemit imun dhe atij nervor

  • Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien në tërësi sepse kontribuon në zhvillimin normal të të gjithë proçeseve të sistemit imunitar dhe atij nervor.

Rritja e përthithjes së hekurit

  • Shumë ushqime dhe pije përmbajnë substanca që pengojnë përthithjen e hekurit, duke përfshirë dhe çajin apo kafenë. Vitamina C rrit përthithjen e hekurit, mineralit esencial për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Hekuri është shumë i rëndësishëm në trupin e njeriut pasi kontribuon në transportin normal të oksigjenit në qelizat dhe organet e trupit.

 

Përdorimi:

  • Doza e rekomanduar është 1 ose 2 tableta në ditë.
  • Rekomandohet të gëlltiten me ujë ose me një pije të ftohtë.
  • Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

 

 

You may also like…