Vitabiotics Ultra Omega-3

L1800

Suplement ushqimor që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

60 kapsula

20 in stock

PËRSHKRIMI

Vaji i peshkut Ultra Omega-3 është formuluar që të arrijë cilësinë dhe pastërtinë më të lartë.

Me mbi 60% acide yndyrore Omega-3  ky produkt është mjaft i fuqishëm dhe efektiv. Si të gjithë vajrat e peshkut të linjës Vitabiotics Ultra, është prodhuar në Norvegji me standartet më të larta.

Vajrat e peshkut Ultra ofrojnë një burim mjaft të pasur të acideve yndyrore esenciale DHA (Docosahexaenoic acid) dhe EPA (Eicosapentaenoic acid) që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit dhe mirëqënien tonë.

  • EPA dhe DHA klasifikohen si acide yndyrore esenciale pasi nuk mund të sintetizohen nga vetë trupi i njeriut dhe si pasojë duhen të merren nëpërmjet djetës. DHA kontribuon në mirëmbajtjen e shikimit dhe funksioneve të trurit. Së bashku DHA & EPA kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës.
  • Kapsulat Ultra Omega-3 përmbajnë vitaminë E, që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Procesi i distilimit të shumëfishtë Opti-pure për një cilësi maksimale.

  • Produktet e Vitabiotics janë të njohura për cilësinë e lartë. Ultra Omega-3 i nënshtrohet një proçesi purifikimi unik të quajtur Opti-pure që përfshin distilim të shumëfishtë dhe disa faza filtrimi që sigurojnë cilësinë e produktit përfundimtar.
  • Produkti është i testuar dhe i çertifikuar sipas standarteve dhe rregulloreve të KE (Komisionit Europian) dhe OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë). Vaji i peshkut Ultra Omega-3 është i prodhuar në Norvegji, duke garantuar kështu cilësinë e lëndës së parë.

Përdorimi:

Dy kapsula në ditë, mundësisht me një vakt dhe me një gotë qumësht apo lëng portokalli. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...