Vitabiotics Osteocare Liquid

L1250

Suplement ushqimor që indikohet në mirëqenien e sistemit muskulo-skeletik.

200 ml

20 in stock

Description

Osteocare Liquid është formuluar duke pasur si bazë studimet më të fundit dhe ofron një burim të pasur Kalciumi dhe ko-faktorësh në formën e një lëngu me shije të këndshme.

Formula gjithashtu ofron vitaminë D e cila ndihmon absorbimin normal te kalciumit nga trupi.

Osteocare përmban formën më të përshtatshme të Vitaminës D3.
Vitamina D3, e njohur si cholecalciferol, është një formë e vitaminës D e prodhuar nga lëkura gjatë ekspozimit në diell. D3 preferohet nga format e tjera të Vitaminës D pasi është forma specifike që prodhon dhe vetë trupi i njeriut dhe kësisoj më efektive se D2 që gjendet në shumë suplemente të tjera.

Kalcium plus ko-faktorë

  • Osteocare Liquid kombinon me kujdes kalciumin me ko-faktorët duke përfshirë vitaminën D, zinkun dhe magnesiumin. Të gjitha ndihmojnë në mbajtjen në normalitet të kockës.
  • Është shumë e rëndësishme që meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave të kujdesen që marin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D.
  •  Studimet tregojnë që praktikat e mira që në moshë të hershme si në sasinë e kalciumit ashtu dhe të elementeve gjurmë, kontribuojnë në zhvillimin, shëndetin dhe mineralizimin e kockave.

Kalciumi është vital për femrat më në moshë:
Të dy gjinitë humbin masë kockore me kalimin e viteve por pas menopausës femrat zakonisht humbin masë kockore shumë më shpejt se meshkujt.

Femrat pas menopausës kanë rrezik më të madh për të humbur masë kockore për 3 arsye kryesore :

  • Përmbajtja minerale e kockave është më e vogël tek femrat se tek meshkujt.
  • Doza e kalciumit e marrë nga dieta zakonisht zvogëlohet me kalimin e moshës.
  • Shpejtësia e humbjes së dendësisë së kockave rritet me menopausën.

Keni vështirësi në gëlltitjen e tabletave?

  • Kjo formë e lëngshme është ideale për ato që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave. Lehtësia në konsumim dhe shija e këndshme e bën këtë formë të përshtatshme për të gjithë moshat dhe veçanërisht për fëmijët.

Pa yndyrna apo nënprodukte të qumështit

  • Osteocare Liquid nuk përmban nënprodukte qumështi apo yndyrna.
  • Është ideal për ato që konsumojnë qumësht soje dhe dëshirojnë të shtojnë në dietën e tyre kalcium dhe magnesium.
  • Osteocare Liquid është gjithashtu i përshtatshëm për vegjetarianët

Përdorimi:

Doza e rekomanduar për :

  • Të rriturit – Dy lugë çaji dy herë në ditë.
  • Fëmijët (3-12 vjeç) – Dy lugë çaji 1-2 herë në ditë.

You may also like…