Vitabiotics Immunace + Ultra Vitamin C 500 mg

L2000

Bli Vitabiotics Immunace Original dhe merr falas Vitamin C Ultra 500 mg 60 tableta.

10 in stock

Description

Immunace është një suplement ushqimor i specializuar për të ofruar një mbështetje të gjithanshme për një organizëm të shëndetshëm dhe vital si dhe për të ofruar nutrientë specifik për mbështetjen e funksioneve të sistemit imunitar.

Formula e Immunace është zhviluar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë në studimet nutricionale.

Funsionimi normal i Sistemit Imunitar

  • Immunace ofron një formulë të plotë që përfshin Vitaminën D, Zinkun dhe Seleniumin që kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, plus Folatet që kontribuon në formimin normal të qelizave të gjakut.
  •  Immunace është një nga pionieret e suplementeve të sistemit imunitar në Mbretërinë e Bashkuar që vlerësoi kontributin e vitaminës D jo vetëm në ndërtimin e kockave dhe funksionimin e muskujve por dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Mbrojtja e qelizave nga stresi oksidativ

  • Vitamina E dhe C ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira. Radikalet e lira gjenden në natyrë të formuara nga drita e diellit, tymi i cigareve, ndotja dhe faktorë të tjerë të aktiviteteve moderne.
  • Immunace përmban vitamina, mikroelement, aminoacide dhe burime natyrore të karrotenoideve me vitaminë A që kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës dhe membranave të mukozave.

Mbështetje gjithëpërfshirëse

  • Immunace offron një gamë gjithëpërfshirëse të vitaminave dhe mineraleve. Nëse përdorni Immunace nuk ështe e nevojshme të merrni një multivitaminë tjetër.
  • Formula e Immunace fillimisht u zhvillua në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar të kërkimeve nutricionale, bazuar në provat shkencore mbi rolin e nutrientëve specifikë në funksionet normale të sistemit imunitar.

Përdorimi:

Doza e rekomanduar është 1 tabletë në ditë pas ushqimit.

 

Ultra Vitamin C ofron një çlirim gradual të Vitaminës C, e cila është e formuluar me 25mg Bioflavonoide të Qitros për një përthithje dhe efekt maksimal. Ofron efekte antioksiduese dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe atij nervor. Rrit përthithjen e hekurit, një mineral esencial për një formacion të shëndetshëm të gjakut dhe mbështet formimin e kolagjenit.

Ultra Vitamin C është veçanërisht e përshtatshme për:

  • Mbështetjen e sistemit imunitar
  • Atletët dhe individët që merren me aktivitet sportiv
  • Personat mbi moshën 50 vjeç
  • Njerëzit me aktivitet ditor të ngarkuar

Efektet antioksiduese

  • Bioflavonoidet janë një grup pigmentesh bimore që janë përgjegjëse për ngjyrat tek shumë fruta. Bioflavonoidet e Qitros janë ato flavonoide që gjenden tek frutat që i përkasin familjes të qitros siç janë : limoni, portokalli, grejpfruti etj. dhe që janë të njohur për përbërjen e pasur me vitaminë C.
  • Radikalet e lira prodhohen në sasi të mëdha gjatë ekspozimit të trupit në prani të ndotësve, diellit dhe shumë faktorë të tjerë siç janë tymi i cigareve dhe ushqimet e shpejta. Vitamina C përforcon aftësinë e trupit për të neutralizuar radikalet e lira duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave ndaj stresit oksidativ.

Sinteza e kolagjenit

  • Vitamina C është një kofaktor në sintezën e kolagjenit, substancës që mban lëkurën elastike. Ajo kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërceve, lëkurës dhe enëve të gjakut.

Funksionimi normal i sistemit imun dhe atij nervor

  • Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien në tërësi sepse kontribuon në zhvillimin normal të të gjithë proçeseve të sistemit imunitar dhe atij nervor.

Rritja e përthithjes së hekurit

  • Shumë ushqime dhe pije përmbajnë substanca që pengojnë përthithjen e hekurit, duke përfshirë dhe çajin apo kafenë. Vitamina C rrit përthithjen e hekurit, mineralit esencial për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Hekuri është shumë i rëndësishëm në trupin e njeriut pasi kontribuon në transportin normal të oksigjenit në qelizat dhe organet e trupit.

Përdorimi:

  • Doza e rekomanduar është 1 ose 2 tableta në ditë.
  • Rekomandohet të gëlltiten me ujë ose me një pije të ftohtë.
  • Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.