Description
Vichy Ideal Soleil BB Mattifying Fluid SPF 50 siguron një mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezatimeve UVA/UVB, në sajë të sistemit Mexoryl.
- Sistemi i mbrojtjes ndaj UVA/UVB Mexoryl XL parandalon shfaqjen e njollave kafe në lëkurë duke parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës.
- I pasur me pigment mineral jep një homogjenizim të fytyrës, duke mbuluar problematikat e mundshme.
- Prania e Ujit Termal Vichy ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës.
Lë një ndjesi mat, të butë, jo të yndyrshme të lëkurës.
I përshtatshëm për lëkurë mikse.
Përdorimi:
Aplikoni një sasi të mjaftueshme në fytyrë dhe qafë, para ekspozimit në diell.
Përdoret në përditshmëri, si hapi i fundit i rutinës së kujdesit ndaj lëkurës në mëngjes.
Riaplikojeni gjatë ditës, sidomos pas notimit apo ushtrimit fizik.