Description
Uriage Baby 1st Mineral Cream SPF50+
I formuluar posaçërisht për të gjitha llojet e lëkurës duke përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme të foshnjave, ky krem ofron mbrojtje shumë të lartë kundër rrezeve UVA dhe UVB. Asnjëherë mos i ekspozoni foshnjat dhe fëmijët e vegjël në rrezet e diellit direkte. Ata duhet të qëndrojnë në hije dhe të mbrohen mirë me syze dielli, veshje dhe kapele.
Benefitet e produktit
- Siguron mbrojtje shumë të lartë: fotombrojtja me filtra mineral ofron tolerancë maksimale për lëkurën e ndjeshme të bebeve.
- Hidratues intensiv i pasuruar me ujë termal Uriage dhe Aquaspongines® – ky produkt mbron lëkurën nga tharja dhe hidraton thellësisht lëkurën delikate të bebes.
- Rekomandohet edhe për lëkurë intolerante dhe të ndjeshme.
- Pa aromë dhe rezistent ndaj ujit.
- 85% përbërës me origjinë natyrale.
Rezultate klinike :
100% e njerëzve vërejnë se produkti lë një shtresë mbrojtëse në lëkurën e foshnjës dhe kjo mbron e lë lëkurën të hidratuar.
Përdorimi
Përpara ekspozimit, aplikojeni me bollëk, për shembull ekuivalentin e një luge çaji për fytyrën dhe qafën, për të mbuluar mirë lëkurën. Riaplikoni rregullisht, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir. Edhe pse jeni të mbrojtur mirë, zvogëloni ekspozimin sa më shumë që të jetë e mundur.