Description
Perdorimi
Përpara se të kryheni matjen e tensionit duhet:
-të shmangni duhanin, konsumin e ushqimit, të kafes dhe aktivitetin fizik për rreth 30 minuta para matjes;
-të keni qënë në gjendje qetësie për të paktën 5 minuta para matjes;
-të shmangni matjen në gjendje stresi, pasi vlera e përftuar e tensionit do jetë më e lartë;
-të shmangni rrobat shumë të ngushta që shtrëngojnë krahun.
Gjatë matjes së tensionit duhet të qëndroni ulur, aparati i presionit të gjakut vendoset në kyç dhe dora mbahet në drejtim të zemrës.
Perberesit
Bateri, çantë mbajtëse, manual përdorimi, aparat për matjen e presionit të gjakut.