Omron- RS2 Wrist Blood Pressure Monitor

L7800

Pajisjet për matjen e presionit të gjakut në shtëpi janë jetike për personat që vuajnë nga hipertensioni. Matja e saktë e vlerave të PAS (presion arterial sistolik), PAD (presion arterial diastolik) dhe pulsit në çdo kohë rrit mundësinë, për parandalimin e infarktit dhe goditjeve cerebrale.

Omron RS2 është i thjeshtë në përdorim dhe lehtësisht i transportueshëm, duke iu mundësuar matjen e vlerave të presionit të gjakut, në çfarëdolloj momenti dhe ambjenti.

Detekton rrahjet e çrregullta të zemrës dhe vendosjen jo korrekte të manshetës.

Ruan në memorje deri në 30 matje.

Testuar klinikisht.

Plotëson standartet e vendosura nga Shoqata Europiane e Presionit të Gjakut.

Informacione shtesë mbi garancinë

Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.

Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.

Garancia nuk mbulon këto pika:

a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;

b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;

c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;

d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;

e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.

Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.

Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.

 

1 in stock

Description

Perdorimi

Përpara se të kryheni matjen e tensionit duhet:

-të shmangni duhanin, konsumin e ushqimit, të kafes dhe aktivitetin fizik për rreth 30 minuta para matjes;

-të keni qënë në gjendje qetësie për të paktën 5 minuta para matjes;

-të shmangni matjen në gjendje stresi, pasi vlera e përftuar e tensionit do jetë më e lartë;

-të shmangni rrobat shumë të ngushta që shtrëngojnë krahun.

Gjatë matjes së tensionit duhet të qëndroni ulur, aparati i presionit të gjakut vendoset në kyç dhe dora mbahet në drejtim të zemrës.

 

Perberesit

Bateri, çantë mbajtëse, manual përdorimi, aparat për matjen e presionit të gjakut.