Pajisjet për matjen e presionit të gjakut në shtëpi janë jetike për personat që vuajnë nga hipertensioni. Matja e saktë e vlerave të PAS (presion arterial sistolik), PAD (presion arterial diastolik) dhe pulsit në çdo kohë rrit mundësinë, për parandalimin e infarktit dhe goditjeve cerebrale.
Në sajë të një teknologjie të lartë detekton rrahjet e çrregullta, pozicionin jo korrekt gjatë matjes dhe vlerat e presionit të gjakut që devijojnë nga norma.
Mansheta ka një diametër 22-32 cm.
Pajisja ruan deri në 90 matje në memorje.
Llogarit mesataren e 3 vlerave të fundit të matura.
Testuar klinikisht.
Plotëson standartet e vendosura nga Shoqata Europiane e Presionit të Gjakut.
Informacione shtesë mbi garancinë
Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.
Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.
Garancia nuk mbulon këto pika:
a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;
b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;
c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;
d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;
e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.
Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.
Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.