Omron-M3 Upper Arm Blood Preassure Monitor

L8000

Pajisjet për matjen e presionit të gjakut në shtëpi janë jetike, për personat që vuajnë nga hipertensioni. Matja e saktë e vlerave të PAS (presion arterial sistolik), PAD (presion arterial diastolik) dhe pulsit në çdo kohë rrit mundësinë, për parandalimin e infarktit dhe goditjeve cerebrale.

Omron M3, në sajë të një teknologjie të lartë detekton rrahjet e çrregullta dhe vlerat e presionit të gjakut që devijojnë nga norma.

Mansheta ka një diametër 22-42 cm.

Ajo fryhet aq sa është e nevojshme, nuk shtrëngon më shumë se ç’duhet, duke mundësuar një proçes komod të matjes së presionit të gjakut.

Pajisja mund të përdoret nga dy persona dhe ruan në memorje deri në 120 matje (60 për secilin person).

Plotëson standartet e vendosura nga Shoqata Europiane e Presionit të Gjakut.

Informacione shtesë mbi garancinë

Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.

Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.

Garancia nuk mbulon këto pika:

a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;

b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;

c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;

d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;

e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.

Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.

Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.

 

1 in stock

Description

Perdorimi

Përpara se të kryheni matjen e tensionit duhet:

-të shmangni duhanin, konsumin e ushqimit, të kafes dhe aktivitetin fizik për rreth 30 minuta para matjes;

-të keni qënë në gjendje qetësie për të paktën 5 minuta para matjes;

-të shmangni matjen në gjendje stresi, pasi vlera e përftuar e tensionit do jetë më e lartë;

-të shmangni rrobat shumë të ngushta që shtrëngojnë krahun.

Gjatë matjes mansheta vendoset në krahun e majtë, 1-2 cm mbi brryl, qëndrohet në pozicionin ulur, me dorën e drejtuar nga zemra.

 

Perberesit

Monitor, manshetë, manual përdorimi, set baterish.