Description
Perdorimi
Perberesit
Bateri, adaptor, manual përdorimi, aparati i presionit të gjakut.
L25000
Pajisjet për matjen e presionit të gjakut në shtëpi janë jetike për personat që vuajnë nga hipertensioni. Matja e saktë e vlerave të PAS (presion arterial sistolik), PAD (presion arterial diastolik) dhe pulsit në çdo kohë rrit mundësinë, për parandalimin e infarktit dhe goditjeve cerebrale.
Në sajë të nje teknologjie të lartë Omron I-Q132 detekton pozicionin jo të rregullt, lëvizjen gjatë matjes, çrregullime të ritmit të zemrës dhe vlera të presionit më të larta se norma.
Pajisja mund të përdoret nga dy persona dhe ruan në memorje deri në 168 matje (84 për secilin person).
Llogarit mesataren e vlerave të përftuara në mbrëmje dhe në mëngjes.
I pajisur me bateri alkaline me një jetëgjatësi prej rreth 250 matjesh.
Testuar klinikisht.
Plotëson standartet e vendosura nga Shoqata Europiane e Presionit të Gjakut.
Informacione shtesë mbi garancinë
Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.
Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.
Garancia nuk mbulon këto pika:
a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;
b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;
c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;
d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;
e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.
Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.
Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.
1 in stock
Perdorimi
Perberesit
Bateri, adaptor, manual përdorimi, aparati i presionit të gjakut.