Omron- Compressor Nebuizer NE-C801KD

L8190

Aparat aerosoli me një dizajn të veçantë dhe pa zhurmë, që e bën më të pranueshëm nga fëmijët e vegjël.

Mundëson shndërrimin e medikamentit të lëngshëm në grimca me madhësi 3µm, që depërtojnë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, duke e bërë të përshtatshëm për sëmundjë si astma, bronkiti etj.

Ka një kapacitet mbajtës për medikamentin 2-7 ml dhe një shkallë grimcimi 0.3ml/min.

Efikas dhe i lehtë në përdorim.

Informacione shtesë mbi garancinë

Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.

Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.

Garancia nuk mbulon këto pika:

a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;

b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;

c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;

d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;

e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.

Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.

Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.

1 in stock

Categories: , ,

Description

Perdorimi

Keshilla

– nuk përdoret nga pacientë në gjendje inkoshiente ose me funksion respirator të dëmtuar;

– të mos hiqet dhe vihet adaptori nëse i keni duart e lagura;

– të mos përdoret nëse spina ose tubi janë dëmtuar;

– të përdoret vetëm me adaptorin e tij;

– të ndërrohet filtri një herë në 60 ditë;

– të mos përdoret në një temperaturë ambjenti më të lartë se 40˚C.

Perberesit

Aparat aerosoli, maskë për fëmijë hundë-gojë, maskë për gojën, adaptor, filtra, garanci, manual përdorimi.