Nuxe The Iconics Set

L4700

Set me produktet esenciale për rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës.

3 in stock

PËRSHKRIMI

Nuxe The Iconics Set

Tre produktet tuaja të preferuara vijnë në një set të vetëm me paketim elegant. Seti përmban vajin e thatë multifunksional ,balsam për buzet dhe një produkt të mrekullueshëm me 3 funksione : hidratues, për heqjen e makeup-it dhe maskë.

Nuxe Huile Prodigieuse, vaj i thatë multifunksional

Me 98% përbërës me origjinë natyrale, shumë-funksionësh dhe me një aromë të parezistueshme, Huile prodigeuse me një gjest të vetëm ushqen, riparon dhe mbron lëkurën, falë një përbërjeje me përqendrim unik dhe shumë të lartë me 6 vajra vegjetale të çmuara ( Lajthi, Arrë Makadamia, Borago, Millepertius, Camelia, Bajame e ëmbël) dhe vitaminë E.

Pa silikon, pa konservant, pa vajra minerale.

Mund ta aplikoni në fytyrë ,flokë dhe trup sipas dëshirës.

Nuxe Reve de Miel Balsam për buzë të thara e të dëmtuara

Përkujdesje ultra-ushqyese dhe riparuese e buzëve të dëmtuara. Kombinon mjaltin me vajrat esenciale të qitros dhe të limonit. Efektiv dhe në buzë shumë të thara dhe të dëmtuara. Balsami i shkrirë dhe me një aromë gjallëruese dhe delikate me një prekje të lehtë qitroje është produkt i domosdoshëm për tu mbajtur me vete kudo që ju shkoni.

Rezultati: Të riparuara dhe të qetësuara buzët rigjejnë butësinë e tyre.

Aplikohet çdo ditë mbi buzët dhe konturin e tyre sa shpesh të jetë e nevojshme. Në mbrëmje mund të aplikoni një shtresë më të trashë për të nxitur riparimin e buzëve gjatë natës.

Nuxe Fresh Beauty Cream 3-in-1

Zbuloni këtë produkt të mrekullueshëm me shumë qëllime, që kombinon një krem hidratues 48-orësh, një qumësht për heqjen e makeup-it dhe një maskë rigjeneruese. Sekreti i këtij kremi magjik të pasuruar me qumësht dhe vaj të bimës së bajames së ëmbël qëndron në formulimin e tij të ri dhe strukturën e parezistueshme. Mund të aplikohet në sasi të ndryshme për të plotësuar çdo nevojë:

-Si krem: mjafton një lyerje e vogël për një nxitje hidratuese dhe një ndjesi të menjëhershme komforti.
-Si heqës make-up: përdorni ekuivalentin e dy pikave për të aktivizuar fuqinë e tij pastruese kur masazhohet në lëkurë. Ai shpërndan makeup-in dhe papastërtitë në fytyrë dhe sy. Për lëkurë të butë dhe të hidratuar.
-Si maskë: aplikojeni në një shtresë të trashë dhe lëreni të veprojë për 5 minuta një ose dy herë në javë për lëkurë më të shëndetshme dhe të plotë. Formula e saj respekton mikrobiomën e lëkurës. Lëkura duket e shëndetshme dhe plot vitalitet.