Nuxe The 3 Prodigieux Set

L1500

Zbuloni këtë set të parezistueshëm me tre produktet ikonë nga koleksioni Huile Prodigieuse. Kujdesi ikonik për të hidratuar lëkurën, ushqyer dhe zbukuruar fytyrën, trupin dhe flokët. Një mini set që është ideal për t’u varur në pemën e Krishtlindjes ose për të surprizuar dikë të veçantë në një Secret Santa

3 in stock

PËRSHKRIMI

Nuxe The 3 Prodigieux Set

Zbuloni këtë set të parezistueshëm me tre produktet ikonë nga koleksioni Huile Prodigieuse. Kujdesi ikonik për të hidratuar lëkurën, ushqyer dhe zbukuruar fytyrën, trupin dhe flokët. Një mini set që është ideal për t’u varur në pemën e Krishtlindjes ose për të surprizuar dikë të veçantë në një Secret Santa.

Nuxe Huile Prodigieuse OR

Në versionin e tij OR me 95 % përbërës me origjinë natyrale, grimcat ngjyrë perle me refleks të artë dhe shumëngjyrësh do t’ua shtojnë shkëlqimin lëkurës dhe flokëve tuaj. Huile Prodigeuse me një gjest të vetëm ushqen, riparon dhe mbron lëkurën, falë një përbërje me një përqëndrim unik dhe shumë të lartë në 6 vajra vegjetale të cmuara ( Lajthi, Arrë Makadamia, Borago, Millepertius, Camelia, Bajame e ëmbël) dhe vitaminë E.

Pa silikon, pa konservant, pa vajra minerale.

Nuxe Huile Prodigieuse, vaj i thatë multifunksional

Me 98% përbërës me origjinë natyrale, shumë-funksionësh dhe me një aromë të parezistueshme, Huile Prodigeuse me një gjest të vetëm ushqen, riparon dhe mbron lëkurën, falë një përbërjeje me përqendrim unik dhe shumë të lartë me 6 vajra vegjetale të çmuara ( Lajthi, Arrë Makadamia, Borago, Millepertius, Camelia, Bajame e ëmbël) dhe vitaminë E.

Pa silikon, pa konservant, pa vajra minerale.

Nuxe Huile Prodigieuse Florale

Produkti ikonik i NUXE me shtatë vajra të çmuar 100% botanikë tani prezanton një version të ri me një aromë delikate lulesh. Ky vaj hidratues ka të njëjtën teksturë vaji të thatë dhe të njëjtin efektivitet në trup, fytyrë dhe flokë. Veprimi i tij antioksidant, efekti “mburojë kundër ndotjes” dhe efekti i tij në zvogëlimin e shfaqjes së strijave e bëjnë atë aleatin tuaj të përditshëm. Cilësia e saj e paimitueshme e vajit të thatë shoqërohet me një aromë të freskët lulesh për një moment të ri kënaqësie.

Pa përbërës të deriavuar nga kafshët. Aromë delikate grejpfrut, manjolë dhe myshk.

Pa silikon, pa konservant, pa vajra minerale.

Udhëzime mbi përdorimin 

Përdorni produktet Huile Prodigieuse gjatë gjithë vitit, dimër ose verë, në fytyrë, flokë dhe trup.

  • Aplikohen në fytyrë me masazhe të lehta duke u nisur nga qendra drejt konturit të fytyrës. Mund të kombinohen me kremin tuaj të përditshëm duke i shtuar këtij të fundit disa pika vaji.
  • Në trup, Huile Prodigieuse masazhohet me lëvizje rrethore. Këshillohet të aplikohet mbi shpatulla, dekolte, këmbë dhe mbi strija.
  • Në flokë, Huile Prodigieuse aplikohet mbi majat e flokëve për t’i ushqyer ato, sidomos flokët e thatë. Për një hidratim më të thellë, aplikojeni në flokë një ose dy herë në javë si një maskë për 10 minuta para shampos.