Sale!

Nuxe Light Fluid SPF 50, 50 ML

Original price was: L2900.Current price is: L2030.

Fluid me mbrojtje të lartë për lëkurë normale në mikse.

 

50 ml

50 in stock

PËRSHKRIMI

Nuxe Light Fluid SPF 50 mbron fytyrën nga rrezatimet e dëmshme të diellit, duke parandaluar në këtë formë foto-plakjen e lëkurës. Gjithashtu parandalon njollat kafe, që mund të shfaqen në lëkurë dhe ruan butësinë e saj. Formula rezistente ndaj ujit mbron lëkurën nga dehidratimi dhe forcon ngjyrën e bronztë.

Në përbërje të tij gjenden:

 

  • Ektraktet bimore të Orizit, Rozmarinës dhe Vitamina E me vetinë e tyre antioksidante, mbrojnë lëkurën nga fotoplakja.
  • Ekstraktet e lules Kau Pe, të njohur për vetitë e tyre zbutëse, qetësojnë ndjesitë e skuqjes dhe të parehatisë të lëkurës.
  • Glicerina dhe Uji nga bima e Zymbylit e mbajnë lëkurën të hidratuar.
  • Kombinimi i këndshëm i fragrancave të Vaniljes, Portokallit dhe bimës Tiare e bëjnë të parezistueshëm.

Përdorimi:

Tundeni shishen para përdoimit dhe aplikoni sasinë e duhur të produktit në fytyrën tuaj, të paktën 30 minuta para ekspozimit në diell.

Evitoni kontaktin me sytë.

Riaplikoni përdorimin e tij disa herë gjatë ditës, sidomos nëse jeni në ekspozim të vazhdueshëm ndaj diellit, pas notimit ose pas fshirjes së produktit nga fytyra.

Kujdes!

  • Aplikimi i një sasie minimale produkti redukton fuqinë mbrojtëse të tij.
  • Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit është shumë i rrezikshëm. Produktet me faktor mbrojtës nuk sigurojnë mbrojtje 100% nga dielli.
  • Evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të mesditës.