Description
Nuxe Melting Cream SPF 50 mbron fytyrën nga rrezatimet e dëmshme të diellit, duke parandaluar në këtë formë foto-plakjen e lëkurës. Gjithashtu parandalon njollat kafe, që mund të shfaqen në lëkurë dhe ruan butësinë e saj. Formula rezistente ndaj ujit mbron lëkurën nga dehidratimi dhe forcon ngjyrën e bronztë.
Këshillohet për lëkurë normale në të thatë.
Në përbërje të tij gjenden:
- Ektraktet bimore të Orizit, Rozmarinës dhe Vitamina E me vetinë e tyre antioksidante, mbrojnë lëkurën nga fotoplakja.
- Ekstraktet e lules Kau Pe, të njohur për vetitë e tyre zbutëse, qetësojnë ndjesitë e skuqjes dhe të parehatisë të lëkurës.
- Glicerina dhe Uji nga bima e Zymbylit e mbajnë lëkurën të hidratuar.
- Kombinimi i këndshëm i fragrancave të Vaniljes, Portokallit dhe bimës Tiare e bëjnë të parezistueshëm.
Përdorimi:
Aplikoni sasinë e duhur të produktit në fytyrën tuaj të paktën 30 minuta para ekspozimit në diell.
Evitoni kontaktin me sytë.
Riaplikoni kremin disa herë gjatë ditës, sidomos nëse jeni në ekspozim të vazhdueshëm ndaj diellit, pas notimit ose pas fshirjes së produktit nga fytyra.
Kujdes!
- Aplikimi i një sasie minimale produkti redukton fuqinë mbrojtëse të tij.
- Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit është shumë i rrezikshëm. Produktet me faktor mbrojtës nuk sigurojnë mbrojtje 100% nga dielli.
- Evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të mesditës.