Nutriben Confort 0m+

L3600

Qumësht për foshnja nga dita e parë

Formulë Anti-Kolika dhe Anti-Konstipacion

Forme Doza : 800 g

 

10 in stock

PËRSHKRIMI

Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim të vëçantë si ushqim për foshnjat nga lindja, kur ato nuk ushqehen me gji.

Formulimi me proteina pjesërisht të hidrolizuara ndihmon në lehtësimin e konstipacionit. Rregullon mikroflorën intestinale, duke e bërë atë të ngjashme me atë të fëmijëve, që ushqehen me qumësht gjiri.

Ndihmon në uljen e proceseve inflamatore të zorrës.

I pasur me galakto-oligosaharide, të cilat stimulojnë rritjen e bifidobaktereve në zorrë dhe forcojnë sistemin imunitar.
Përmbush standartet e ESPHAGAN dhe legjislacionit europian, në lidhje me pesticidet, mbetjet dhe substancat toksike.

Tabela e dozimit
Mosha Nr. i masave qumësht
Nutriben AC
Ujë (ml) Vaktet ditore
0-2 javë 2 60 8
2-8 javë 3 90 7
2-3 muaj 5 150 5
3-6 muaj 6 180 5
Mbi 6 muaj 8 240 4

Udhëzime

Sterilizoni biberonet dhe enet e tjera paraprakisht. Lani duart para pergatitjes se qumeshtit. Formula duhet pergatitur vecmas per cdo vakt ushqyerje. Vloni ujin dhe lereni  të ftohet deri në temperaturën 45°C.
Shtohet sasia e duhur e qumështit dhe përzihet deri në tretje të plotë.

Nuk përmban vaj palme: Kjo përzierje e vajrave siguron një sasi të madhe të acideve yndyrore të ngopura, që përmirëson përthithjen e kalciumit dhe magnezit dhe zvogëlon rastet e konstipacionit.

Shënim i rëndësishem

Qumeshti i gjirit eshte ushqimi ideal per rritjen e shendetshme dhe zhvillimin e foshnjave dhe femijeve. Ai mbron nga diarreja dhe semundjet e tjera.

Përbërësit:

Maltodekstrine, laktoze, hidrolizat proteinash nga serumi i qumeshtit te lopes, vajra vegjetale (luledielli, nabine, kokosi), galaktooligosakaride, trigliceride me zinxhir mesatar, minerale (fosfat potasiumi
, citrat natriumi, klorur kalciumi, klorur magneziumi, hidroksid kalciumi, sulfat hekuri, sulfat zinku, sulfat bakri,  sulfat magneziumi, jodur natriumi dhe selenit natruimi), klorur koline, vaj peshku (DHA), vaj
i Mortierella alpina, L-tirozine, vitamina (C, E, B3, B5, B2, A, B1, B6, B9, K1, Biotine, D3), inositol, L-histidine, emulsionues (lecitine luledielli), nukleotide , L-karnitine dhe antioksidante (ekstrakt i pasur me tokoferole dhe palmitat askorbili).

Mund të permbajë gjurmë soje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni...