Description
Neostrata Ultra Smoothing Cream është një krem me veti antioksiduese, hidratuese, eksfoliuese, i cili përmban Acid Glikolik dhe Acid Citrik (Alfa Hidroksi Acide ose AHAs).
Kremi stimulon rigjenerimin qelizor dhe ndihmon lëkurën të ketë një teksturë të butë, duke reduktuar pigmentimin dhe pamjen e rrudhave të imëta dhe ekzistuese.
Kompleksi amfoterik në përmbajtje të kremit siguron përthithje të butë në lëkurë.
- Ideal për përdoruesit për herë të parë me Alfa Hidroksi Acide.
- I përshtatshëm për lëkura normale, të thata, të maturuara dhe të dëmtuara nga dielli.
- Nuk rekomandohet të përdoret tek personat me lëkurë të ndjeshme.
- Jo-yndyror, jo-komedogjenik, pa aromë.
Përdorimi:
Aplikojeni në fytyrë dhe qafë një herë në ditë 2 javët e para dhe dy herë në ditë për vazhdimësinë në varësi sesi tolerohet nga lëkura.
Kujdes: Ky produkt përmban Alfa Hidroksi Acide (AHA) që mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit.