Description
NeoStrata Mandelic Clarifying Cleanser përmirëson strukturën e lëkurës dhe bën eksfolim të lëhtë duke reduktuar yndyrën e tepërt dhe bakteret problematike në fytyrë.
Ky larës pa sapun mund të përdoret si pjesë e një regjimi ditor për të gjitha llojet e lëkurave, veçanërisht për lëkurat e yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike.
E lë lëkurën të ndihet e pastër dhe e butë.
Agjentët hidratues si Glicerina apo ekstrakti Tea Tree Oil, hidratojnë duke parandaluar tharjen e lëkurës.
Përfitimet:
• Pastrim i thellë i poreve
• Redukton yndyrën, papastërtitë dhe bakteret që mund të përkeqësojnë lëkurën
• Përmirëson teksturën e lëkurës
• Eksfolion
• Hidraton dhe zbut
Përdorimi:
Aplikojeni në lëkurë të lagur dhe masazhojeni butësisht, shplajeni me ujë të bollshëm dhe pas tharjes do e ndjeni lëkurën të pastër dhe të freskët.
Përdoreni 2 herë në ditë.
Kujdes: Ky produkt përmban Alfa Hidroksi Acide (AHA) që mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit dhe veçanërisht mundësinë e djegies nga dielli. Pas aplikimit të larësit përdorni një krem mbrojtës me spf të lartë.