Description
Neno Luna një pajisje elektrike 6 në 1.
Është ngrohës, shkrirës dhe sterilizues njëkohësisht. Për më tepër, ruan një temperaturë konstante,të zgjedhur, për 24 orë dhe ngroh ushqimin shpejt.
Përdor një teknologji të avancuar, inteligjente për shkrirjen e qumështit të gjirit, pa humbje të vlerave ushqyese.
Funksioni SMART për ngrohjen e qumështit të gjirit do të sigurojë ngrohje të sigurt, duke mos tejkaluar maksimumin e rekomanduar prej 40 gradësh.
Neno Luna do të sterilizojë shpejt dhe në mënyrë të sigurt pjesët e pompës së gjirit, shishet dhe kokat prej silikoni për gjoksin, në 100 gradë.
Pajisja është projektuar sipas standardeve më të larta, bazuar në rekomandimet e personelit shëndetësor (mjekë pediatër, mami etj) për ushqyerjen e foshnjeve dhe sterilizimin e pajisjeve të nevojshme për ushqyerjen e tyre.