Description
Nacomi Multi-level hydration face cream
Formula e avancuar e kremit Multi-level hydration siguron një super hidratim, duke vepruar në 2 shtresa të lëkurës. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe të irrituar.
- Ruan nivelin e duhur të hidratimit.
- Rrit elasticitetin e saj.
- Ofron efekt anti-age.
Kombinimi unik i acidit hialuronik, alginatit dhe i polisaharideve të formës “pullulan“, krijon një shtresë të holle e cila parandalon humbjen e tepërt të lagështisë dhe njëkohesisht forcon barrierën e lëkurës.
Kompleksi i substancave aktive i përbërë nga glicerina, serina, trehaloza dhe urea që çlirohet gradualisht, siguron hidratim intensiv dhe afatgjatë.
4 format e acidit hialuronik së bashku me gjalpin shea, niacinamidet, ekstraktin e pemës baobab, avokadon dhe vajin e bajames së ëmbël, rigjenerojnë dhe ushqejnë lëkurën duke rritur efektin hidratues të kremit në shumë nivele.
Grimcat më të mëdha të acidit hialuronik depozitohen në sipërfaqen e lëkurës, duke formuar një shtresë që parandalon humbjen e lagështisë. Më të voglat, depërtojnë në shtresat më të thella të saj, ku hidratojnë dhe mbushin rrudhat nga brenda.
Përbërja e vajrave natyrale të avokados, baobab-it dhe bajameve të ëmbla dhe gjalpë shea do ta bëjnë lëkurën tuaj të butë.
Lëndët ushqyese e ushqejnë në mënyrë të përsosur lëkurën. Së bashku me niacinamidin, ato rindërtojnë barrierën hidrolipidike të lëkurës, falë së cilës lëkura nuk e humbet lagështinë e saj dhe është më rezistente ndaj faktorëve të dëmshëm të jashtëm.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni një sasi të vogël në lëkurën e pastër të fytyrës. Masazhojeni butësisht dhe lëreni të përthithet plotësisht.
Shmangni kontaktin me sytë. Produkt për përdorim të jashtëm.