Description
Modilac Expert RIZ 1 (0-6m)
Modilac Expert RIZ 1 ofron zgjidhje për foshnjat Aplv (alergji nga proteina e qumështit të lopës) ose intolerante ndaj laktozes.
Formulat me proteina të orizit të hidrolizuara përdoren për të trajtuar fëmijët alergjik ndaj proteinës së qumështit të lopës kur HPLV**nuk pranohen ose/dhe nuk tolerohen.
Ato sigurojnë rritjen normale të foshnjave dhe të fëmijëve të ndryshëm.
- Pranueshmëria dhe toleranca (27) > 94%
- Përvetësimi i tolerancës PLV(proteina e qumështit të lopës) në krahasim me HPLV(27)
- Proteinat e orizit janë të hidrolizuara pjesërisht: formula ka një shije të këndshme edhe është e mirë pranuar.
- Pa laktozë për foshnjat intolerante
- DHA* një acid yndyror nga familja Omega 3
Udhëzime mbi përdorimin
Pastroni dhe sterilizoni me kujdes shishen, kapakun dhe koken.
Hidheni sasinë e nevojshme të ujit në shishe.
Përdorni ujë me përmbajtje të ulët mineralesh. Për përdorim më të mirë, uji mund të nxehet në maksimum 40°C përpara se të shtoni pluhurin.
Mbushni lugën në kutinë me pluhur, më pas rrafshojeni me tehun e një thike.
Shtoni numrin përkatës të lugëve në ujë, duke respektuar proporcionin: 1 lugë në 30 ml ujë.
Mbylleni shishen, dhe më pas tundeni fuqishëm.
Përpara se të përdorni shishen, kontrolloni temperaturën e qumështit të foshnjës duke hedhur disa pika në kyçin e dorës.
Kujdes! Ushqimi me qumësht gjiri është më e mira për beben tuaj. Qumështi formulë është i përshtatshëm kur bebet nuk mund të ushqehen me qumësht gjiri ose kur rekomandohet nga mjeku, mamia, dietologu, farmacisti ose profesionist të tjerë të kujdesit shëndetësor.