Description
Expert LF – SL është një qumësht formulë PA LAKTOZË e krijuar vecanërisht për të plotësuar nevojat ushqyese të foshnjave me intolerancë të laktozës.
Përbërësit:
- Pa vaj palme,
- DHA (një acid yndyror esencial nga familja omega 3)- Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të trurit, shikimin normal dhe zhvillimin normal të foshnjave,
- Vitamina A, D dhe C- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Është plotësisht në përputhje me rregulloren mbi formulat e qumështit.Prodhuar në Francë.
Përdorimi:
- Pastroni dhe sterilizoni me kujdes shishen, kapakun dhe biberonin.
- Përdorni ujë në shishe me përmbajtje të ulët mineralesh ose ujë rubineti të zier dhe të ftohur.
- Për të përgatitur formulën e qumështit, uji duhet të jetë i vakët (rreth 40-45°C) përpara se të shtoni pluhurin.
- Shtoni sasinë e duhur të pluhurit me anë të lugës matëse në raportin si më poshtë: 1 lugë çaji pluhur në 30 ml ujë.
- Rrotulloni shishen midis duarve tuaja dhe më pas tundeni fuqishëm.
- Përpara se ti jepni fëmijës, kontrolloni temperaturën e formulës duke i hedhur disa pika në kyçin e dorës.
Kujdes! Ushqimi me qumësht gjiri është më e mira për beben tuaj. Qumështi formulë është i përshtatshëm kur bebet nuk mund të ushqehen me qumësht gjiri ose kur rekomandohet nga mjeku, mamia, dietologu, farmacisti ose profesionist të tjerë të kujdesit shëndetësor.